Ushtronte dhunë mbi fëmijët e klasës së parë, merret në pyetje në polici mësuesja

bxccx

Emisioni investigativ “Stop” ka publikuar dje një video e cila shfaq Fatime Vatën, mësuese në shkollën “Skënder Luarasi” në Tiranë, tek ushtron dhunë fizike dhe psikologjike mbi fëmijët e klasës së parë.

Ajo është paraqitur sot në ambientet e Policisë së Tiranës për të dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen, pasi një prind ka bërë ankesë ndaj saj. Mbi të nuk rëndon ende asnjë akuzë, por do të jetë Prokuroria ajo që do të vendosë për një ndalim apo arrestim të mundshëm të mësueses.

Pas transmetimit të pamjeve Ministria e Arsimit ka ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra të mësueses Fatime Vata.

Video e mëposhtme, sipas emisionit stop është një përmbledhje e 4 ditë filmimesh të sjelljes së mësueses në ambientet e klasës gjatë procesit mësimor.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest