HAVEIT – Aktivizmi përmes performancave të artit publik

Haveit

Hana, Alketa, Lola dhe Vesa janë katër artiste kontroverse që protestojnë me anë të performancave publike kundër dhunës në familje, shtypjes së gruas, patriarkalizmit, diskriminimit për shkak të orientimit seksual, stereotipave gjinore e shumë problemeve të tjera në Kosovë.

Lola dhe Alketa janë motra, po ashtu edhe Hana me Vesën. Ato njihen prej vitesh së bashkur, por që prej vitit 2011 kanë krijuar grupin “Haveit”. Performanca e tyre e parë ishte “Kurorëzimi” dhe erdhi si reagim ndaj vrasjes së një gruaje nga ish-bashkëshorti i saj edhe pse ajo kishte bërë kërkesë për mbrojtje në polici. Ato vendosën vello, dhe qëndruan pa lëvizur derisa ‘gjaku’ pikonte nga vellot e tyre.

“Për disa, ato janë pjellë e dreqit që kanë ardhur për ta çuar shoqërinë e “çiltër” të Kosovës drejt humnerës, derisa për të tjerët ato janë supervajza të cilat luftojnë për liri të shprehjes dhe të ekzistencës”, shkruan Kosovo 2.0 për aktivistet.

Në një intervistë për Kosovo 2.0 ato thonë se kanë zgjedhur performancat në rrugë si formë proteste pasi është “mënyra e vetme që tentojmë me bo py’tje ose me ngrit zanin për diçka”, sipas Hanës, publiku në rrugë nuk është i përzgjedhur siç është rasti në galeri arti, kinema e teatër. “Është publik të cilin e ke në rrugë, edhe ua len të hapun reagimin edhe mendimet e tyne”.

Mënyra se si Haveit funksionon, shpjegojnë vajzat, është impulsive; e kanë një ide, e diskutojnë, dhe pas disa ditësh atë ide e jetësojnë. Me këtë qasje ato janë shpërblyer me bashkëpunime ndërkombëtare me shumë trupa tjerë artistikë, siç janë rezidencat e ekspozitat në Tiranë, Stokholm e Mynih.03.Previous-work_Valentines-Day

Një tjetër performancë e shumëpërfolur e Haveit është “Puthja”. Në 14 shkurt të vitit 2014, për Ditën e Shën Valentinit, ato shkëmbyen puthje me njera – tjetrën si shenjë e që dashuria i përket kujtdo. “Qëllimi i ‘Puthjes’ ishte që në këtë ditë të ashtuquajtur ‘Dita e të Dashuruarve’ shoqëria jonë ende refuzon dhe ndalon dashurinë ndërmjet gjinisë së njëjtë për arsye ‘moraliteti’”, thotë Vesa. Kjo performancë i bëri edhe më të njohura por edhe më të rrezikuara. Ato thonë se pas publikimit të fotografisë filluan të merrnin dhjetëra kërcënime për jetën.

Por ka pasur edhe performanca shumë të përkrahura na publiku. E tillë është performanca e larjes së rrobave të palara në shatërvanin përpara Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në shenjë proteste për mungesën e ujit në qytet.

Hana i konsideron komentet në Facebook si mosgatishmëri e shoqërisë kosovare për të mirëpritur diçka të re. “Njerëzit kanë frikë nga ndryshimet” thotë Hana. “Për 16 vjet situata ka qenë e njëjtë në Kosovë. Nuk është se Haveit tash do ta ndryshojë situatën, por të paktën e mira e kësaj është se njerëzit po flasin, ose me njëri-tjetrin ose duke na sharë”. Ajo shton se nëse asgjë tjetër, njerëzit së paku po i shfaqin frustrimet e tyre emocionale ditore.

Megjithatë Haveit dëshiron t’i shkundë gjërat, t’i nxjerrë njerëzit nga zona e tyre e rehatisë, t’i sfidojë stigmat shoqërore, të gëzojë liri të shprehjes dhe të luftojë kundër shtypjes së grave në shoqërinë kosovare. /m.g/

Foto: Haevit Facebook

DSF8231

10647073_336306833196090_7181534712315715841_n

11999082_757121224410053_4715255396293340810_n

Shkrimi i plotë Kosovo 2.0

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest