Shqipëria e 3-ta në botë me humbjen më të madhe të popullsisë nga emigracioni

emigrantet

Miliona njerëz në botë kanë emigruar nga vendet e tyre për një jetesë më të mirë në vitet e fundit. Disa kanë lëvizur vullnetarisht, të tjerë të nxitur nga arsye ekonomike apo nga trazirat politike. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 60 milion njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre gjatë vitit të fundit. Duke e bërë këtë shifrën më të lartë të personave të zhvendosur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke përdorur të dhënat e vitit 2015 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, agjencia e statistikave “Pew Research Center”, ka publikuar raportin për lëvizjet migratore në botë. Në këtë raport Shqipëria renditet e treta në botë sa i përket humbjes së popullsisë nga emigracioni, në raport me numrin e popullsisë që ka. Rreth 1 milion e 120 mijë shqiptarë nuk jetojnë në Shqipëri. E thënë ndryshe rreth 28% e popullsisë shqiptare është detyruar, për një arsye apo tjetër, të largohet nga vendlindja e vet.

albania

Madje në raport popullsie, Shqipëria ka më shumë humbje të popullsisë sa edhe vetë Siria, e cila është prej disa vitesh në gjendje të vazhdueshme lufte.

Ndërsa, vendi i parë në botë që ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë është Bosnje-Hercegovina e cila u përfshi në vitet 90-të nga një luftë dhe gjenocide nga më të egrit në historinë e njerëzimit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest