Denoncimet për vaksinën antigrip – Cilësia dhe origjina e tyre është e dyshimtë

15895294_1750805601913499_8799829318937568214_n

Në mediat sociale janë shtuar denoncimet për vaksinën antigrip që po përdoret këto ditë në qendrat shëndetësore. Thuhet se vaksina është prodhim kinez dhe cilësia e saj është e dyshimtë.

Pjesë e denoncuesve është bërë edhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, i cila ka shkruar në faqen e tij të Facebook se vaksinat kundër gripit të shpërndara nëpër qendrat shëndetësore janë prodhim kinez dhe pa asnjë fletë udhëzuesi në shqip, siç e parashikon edhe rregullorja. Sipas z. Spahia, vaksinimi po kryhet jashtë çdo afati, ndërkohë që cilësia dhe origjina e vaksinave është e dyshimtë.

 

Të tjerë qytetarë kanë denoncuar pranë Nisma #Thurje. Thuhet se kostoja e një vaksine është 400 lekë, ndërsa vlera me të cilën e blen shteti është 1300 lekë. Gjithashtu thuhet se qytetarët detyrohen t’i blejnë vet shiringat.

Denoncimet kanë përforcuar edhe më shumë qëndrimet se situata e epidemisë së gripit është vënë në funksion të përfitimeve klienteliste. /m.g/

15825944_542866969255809_5241764443989516685_n   15941519_542866979255808_487549813504717287_n

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest