Transgjinori do të marrë dëmshpërblim, pasi autoritetet i treguan prindërve identitetin e tij të ri

trans

Këshilli vendor duhet ti paguajë një adoleshenti transgjinor gati 5000 paund, pasi një zyrtar i këtij këshilli i tregoi identitetin e ri të adoleshentit prindërve të tij.

Adoleshenti kishte përdorur ligjin e të drejtave të njeriut për të nxjerrë prindërit nga jeta e tij, pasi ata refuzuan të pranonin gjininë e tij.

17-vjeçari, i njohur vetëm si PD, doli hapur tek prindërit e tij adoptues si transgjinor në moshën 15 vjeçare.

Por prindërit e tij refuzuan të pranonin identitetin e tij të ri, duke këmbëngulur ta thërrisnin me emrin e tij të mëparshëm femëror si dhe me përemra femërorë.

Një gjykatë dëgjoi se prindërit e tij adoptues “e kishin të vështirë të pranonin vendimin e tij”, dhe marrëdhëniet midis P dhe prindërve të tij u ndërprenë.

Gjykata gjithashtu dëgjoi se ai ka një histori problemesh të shëndetit mendor dhe të vetë-lëndimit, duke përfshirë mbidoza droge.

Adoleshenti u largua nga shtëpia në shtator të vitit të kaluar për të jetuar në një shtëpi ‘gjysmë të pavarur’, ku ai ndërpreu gjithë kontaktet me prindërit e tij.

Një gjykatës kishte pranuar se ishte në interesin e tij më të mirë të ndalonte të gjitha kontaktet me familjen e tij, duke pranuar se kontakti nuk do ta ndihmonte në jetën e tij të re, dhe do të dëmtonte të drejtat e tij të njeriut.

Megjithatë një zyrtar në Këshillin e Qarkut Leicestershire e shkeli vendimin, duke informuar prindërit e tij për statusin e tij transgjinor dhe identitetin e ri.

Gjykata Familjare tha se “ndikimi i këtij zbulimi të padrejtë ndaj P-së ishte i menjëhershëm dhe dramatik”.

Sipas gjykimit të tij, Justice Keehan tha: “Ai u ndie i pasigurt në atë vend dhe u largua. Ai fillimisht qëndroi me të dashurën e tij dhe pastaj në disa njësi banimi të ofruara nga autoritetet lokale.

“Shëndetit mendor i P-së ishte komprometuar shumë rëndë: ai bëri disa tentativa vetëvrasjeje dhe ka pasur disa raste të dëmtimit të vetes.”/A.A.

/pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest