Kjo foto fejese kapi reagimin perfekt nga një e huaj

engagement_640x345_acf_cropped

Një grua e huaj i ka dhënë shumë gëzim një çifti të sapofejuar, pasi doli aksidentalisht në një nga fotot e tyre të fejesës.

Jessica Rodriguez gjeti një moment të qetë për ti propozuar partneres së saj prej shumë kohësh, Chelsea Miller në hollin e Institutit të Arteve të Çikagos.

Ajo e realizoi surprizën për partneren e saj me ndihmën e disa miqve, që erdhën me një banderolë gjigande me fjalët “Dëshiron të martohesh me mua?”.

Çifti kapi vëmendjen e njerëzve që ndodheshin afër kur Jessica u ul në gjunjë – dhe Chelsea shumë emocionale e pranoi propozimin e saj.

Një nga fotot e tyre të fejesës kapi momentin më të mirë që dikush mund të kishte pritur – falë një gruaje të panjohur e cila doli në sfondin e fotos, dhe e shprehte qartë gëzimi i saj.

Vëllai i Jessicas, Carlos e ndau këtë moment në Twitter, duke shkruar: “Motra ime i propozoi të dashurës së saj sot, dhe shikoni reagimin e kësaj gruas së moshuar”

Duke folur për news.com.au, Znj. Rodriguez tha: “Nuk besoj se e kuptuam se ajo ishte aty. Ishim shumë nervoze.

“Ne ishim duke parë fotot që i bëri miku im Ed Sanchez,[dhe] zbuluam këtë perlë me reagimin e saj të ëmbël.

“Me të vërtetë e bëri atë foto edhe më të veçantë.”

Çifti kanë qenë së bashku që nga viti 2012..

Duke shpjeguar pse zgjodhi atë vend për propozimin e saj, Znj. Rodriguez tha: “Nëse dikush mund të përshkruajë dashurinë tonë, mund ta bëjë vetëm nëpërmjet një vepre arti. Ai është i lumtur, gallatë, kaotik, frymëzues dhe i fortë.

“Unë dua të vazhdoj të zbuloj artin për pjesën tjetër të jetës me ty pranë meje.”/A.A.

/pinknews.co.uk

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest