Shoqata e bamirësisë për fëmijë po merr numër rekord telefonatash nga fëmijë transgjinorë

transbullying_640x345_acf_cropped-2

Një shoqatë bamirësie për fëmijë po merr deri në tetë telefonata në ditë nga fëmijët transgjinorë.

Shoqata Kombëtare për Parandalimin e mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC) ka thënë se gati 2800 fëmijë u kanë thënë këshilltarëve në vitin 2015/16 se janë transgjinorë.

Në dallim, ky numër është më shumë se dyfishi i numrit që e ngriti këtë çështje në vitin 2012/13.

Shumica e fëmijëve, disa të vegjël që në moshën 11 vjeçare, thanë se kanë lindur në trupin e gabuar dhe se kjo gjë i kishte shtyrë ata që të kishin mendimeve vetëvrasëse ose ti bënin dëm vetes.

Shoqata tha se ishte e drejtë që të kuptonin se çfarë po kalonin këta fëmijë dhe ti ndihmonin ata që të përballeshin me çështje të tilla si ngacmimi në shkolla, etj.

U tha se një 15-vjeçare transgjinore i tha Childline: “Do doja të mos kisha treguar kurrë.

“Njerëzit më bërtasin çdo ditë dhe më quajnë budallaqe dhe të shëmtuar.”

Dr. Julia Long, një sociologe nga Universiteti Anglia Ruskin, ka thënë për The Metro se numri i shtuar i telefonatave nga këta të rinj, mund të jetë për shkak të mbulimit më të madh mediatik të çështjeve transgjinore.

Shefi ekzekutiv i NSPCC Peter Wanless tha se një shenjë e një shoqërie moderne do ishte që këta fëmijë të mos stigmatizohen.

“Kur një fëmijë bëhet të ndihet i turpëruar për atë që është, kjo mund të shkaktojë probleme serioze të shëndetit të tij mendor,” tha ai.

Kohët e fundit, NHS njoftoi se do të shpenzojë 2.2  milionë £ më shumë për të ndihmuar të rinjtë me identitetin gjinor./A.A.

/pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest