Historia e familjes nga Shkodra, që prej një viti ka marrë në kujdestari një fëmijë

asxx

Numri i familjeve kujdestare në Shqipëri ka ardhur në rritje që prej nisjes së shërbimit të kujdestarisë në vitin 2012.  Të dhënat e Shërbimit Social Shtetëror tregojnë se në vitin 2015 numri i familjeve kujdestare ka arritur në 247, ndër të cilat 22 kanë në kujdestari fëmijë me aftësi të kufizuar.

Kushtet e vështira në institucionet rezidenciale nuk i garantojnë fëmijëve të drejtat dhe liritë themelore, ndaj deinstitucionalizimi i fëmijëve dhe dërgimi i tyre drejt familjeve kujdestare, synon t’iu garantojë atyre kushte më të mira jetese.

Ky dokumentar i shkurtër i krijuar nga Tirana Legal Aid Society me mbështetjen e UNICEF  tregon historinë e një prej familjeve kujdestare në Shkodër. Nikolina Kraba dhe vajza e saj Orjeta që prej një viti kanë marrë në kujdestari një fëmijë. Nikolina dhe Orjeta tregojnë si ardhja e një fëmije në familjen e tyre iu ka ndryshuar jetën.

Veç këtij rasti suksesi të shërbimit të kujdestarisë, dokumentari ngre edhe disa shqetësime rreth problematikave të këtij shërbimi.

Problematikat lidhen me neglizhencën e administratorëve shoqëror në zbatimin e ligjit i cili parashikon identifikimin dhe vlerësimin familjeve kujdestare, hartimin e raporteve të përputhshmërisë dhe monitorimit të kujdestarisë.

Nga ana tjetër pagesa prej 9 mijë lekësh në muaj që iu ofrohet familjeve nga shteti, nuk i mbulon nevojat e fëmijës.

Ky dokumentar synon informimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe organeve shtetërore për t’i ofruar vëmendjen e duhur këtij shërbimi që ka rëndësi jetike për fëmijët.

Dokumentari i plotë:

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest