“Thitha pa gjini” nisma kundër censurimit të gjoksit të gruas në rrjetet sociale

genderless_nipples

@Genderless_Nipples është nisma më e fundit kundër politikave të Instagram për të ndaluar imazhet me thithat e grave. Censurimi i gjoksit të gruas ka ngjallur shumë debat në mesin e përdoruesve, madje është cilësuar edhe si krijimi i standardeve të dyfishta për rregullimin e imazheve të gjinive të ndryshme.

Përveç fushatave të vazhdueshme të #FreeTheNipple që janë mbështetur dhe nga personazhe publike, së fundmi është krijuar edhe një profil në Instagram për të kundërshtuar këtë politik.

@Genderless_Nipples, publikon fotografi të thithave të gjokseve nga të dyja gjinitë për të treguar se të gjithë janë njësoj. Çdo fotografi shoqërohet me një përshkrim frymëzues rreth barazisë, mesazhe për ta dashur dhe respektuar trupin apo thirrje për t’iu bashkuar nismës.

“Thithat e burrave lejohen të shfaqen në Instagram, të grave ndalohen. Mbështesni të gjitha gjinitë! Le ta ndryshojmë këtë politikë!”, thuhet në përshkrimin e profilit të Genderless_Nipples.

Një prej poshtmeve të tyre është hequr nga Instagram, por siç lajmëron vet faqja, ajo ishte një thithë mashkulli. “Instagram, ju as që mundeni të bëni diferencën mes thithave të një burri dhe një gruaje. Atëherë pse të ndalohen thithat e grave kur janë kaq të ngjashme?”, shkruan administratorët në një postim.

Kjo është një nismë e tre studentëve nga Gjermania, Zvicra dhe Brazili të cilët thonë për DM se ideja për profilin në Instagram ka lindur gjatë zgjedhjeve Presidenciale në Amerikë. Ata thonë se ishin vendosur në New York pak para zgjedhjeve dhe komentet e tmerrshme të thëna nga kandidatët dhe përkrahësit e tyre për të drejtat e gruas dhe barazisë gjinore, i nxitën të reagonin. “E çfarë tjetër do të ishte më mirë për përhapjen e mesazheve për barazi gjinore sesa vënia në dukje e rregullave të rrjeteve sociale ku të gjithë marrim pjesë?”, thonë krijuesit e Genderless_Nipples. /M.G/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest