OKB: Fitore për të drejtat LGBT

sogi_vote-_vitit_muntarbhorn-_reuters_2015

(New York, 21 nëntor, 2016) – Një votim i ngushtë në 21 nëntor të vitit 2016, nga një komitet i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara konfirmoi se eksperti i sapoemëruar i OKB-së për të adresuar dhunën dhe diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor duhet të vazhdojë punën e tij, është një fitore për të drejtat e njeriut, tha sot Human Rights Watch.

Human Rights Watch u bashkua me 850 organizatat joqeveritare nga 156 vende të botës në thirrjen që ju bë Komitetit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme, që përfshin të gjitha vendet anëtare, për të mbajtur një qëndrim parimor që të drejtat e lezbikeve, gejve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT) janë të drejtat e njeriut. Votimi refuzoi gjuhën e përdorur nga vendet afrikane që kërkonin të ndalonin ekspertin të punonte derisa OKB-ja të mund të debatojë në “bazën ligjore” të mandatit, i cili u krijua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

“Votimi i Komitetit të Tretë pohon se e drejta për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi zbatohet në mënyrë të barabartë edhe për personat LGBT”, tha Boris Dittrich, drejtor avokimi në Human Rights Watch për të drejtat e LGBT. “Ai gjithashtu respekton integritetin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, si organ i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, për tu siguruar që mekanizmat janë në vendin e duhur për të mbrojtur të drejtat jo vetëm në teori, por sidomos në praktikë.”

Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së e krijoi pozicionin e Ekspertit të Pavarur për orientimin seksual dhe identitetin gjinor në qershor për të vlerësuar zbatimin e ligjit ekzistues ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, për të identifikuar praktikat më të mira dhe mangësitë, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj dhunës dhe diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, dhe të angazhohet në dialog dhe konsultim me shtetet dhe aktorë të tjerë. Pozicioni do të lehtësojë ofrimin e shërbimeve këshillimore, asistencë teknike, ngritjen e kapaciteteve, si dhe bashkëpunimin për të ndihmuar në adresimin e dhunës dhe diskriminimit mbi këto baza. Këshilli i të Drejtave të Njeriut caktoi Vitit Muntarbhorn, një profesor ndërkombëtar i ligjit nga Tajlanda, në shtator, dhe zyra e tij ka funksionuar që në fillim të nëntorit.

“Ne mezi po presim të punojmë me profesor Vitit Muntarbhorn për të adresuar këto shqetësime të rëndësishme të të drejtave të njeriut”, tha Dittrich./A.A

/hrw.org

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest