Ellen DeGeneres merr Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Obama

ellen_640x345_acf_cropped-1

Ellen DeGeneres është emëruar si një nga përfitueset e Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Presidenti Obama e quajti komedianen, aktoren dhe transmetuesen si një nga përfitueset e nderit të lakmuar.

Kjo medalje është nderi më i lartë që një civil mund të marrë në SHBA.

Ajo u “paraqitet individëve të cilët kanë dhënë një kontribut veçanërisht të merituar ndaj sigurisë ose interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, për paqen në botë, ose për përpjekjet private kulturore apo të tjera orvatje të rëndësishme publike ose private.”

Në një deklaratë, presidenti Obama tha: “Medalja Presidenciale e Lirisë nuk është vetëm nderi më i lartë civil i vendit tonë – ajo është një haraç për idenë që të gjithë ne, pa marrë parasysh se nga kemi ardhur, kemi mundësinë për ta ndryshuar këtë vend për mirë. Nga shkencëtarët, filantropët, nëpunësit publikë tek aktivistët, atletët dhe artistët, këta 21 persona kanë ndihmuar Amerikën që të ecë përpara, duke frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën gjatë rrugës.

Bioja e Ellen nga Shtëpia e Bardhë shkruante: “Ellen DeGeneres është një komediane e vlerësuar me çmime të shumta, e cila ka prezantuar talk show-n e saj shumë popullor, The Ellen DeGeneres Show, që nga viti 2003 me humorin e saj dallues, përulësi dhe optimizëm. Në vitin 2003 Ellen dha zërin e saj për një peshk harraq, por të paharrueshëm të vogël të quajtur Dory në Finding Nemo(Duke kërkuar Nemo).

“Ajo e përsëriti rolin e saj në vitin 2016 me filmin jashtëzakonisht të suksesshëm Finding Dory. Ellen gjithashtu ka prezantuar Academy Awards dy herë, në vitin 2007 dhe 2014. Në vitin 1997, pasi doli hapur si lezbike, DeGeneres bëri histori në TV kur karakteri i saj në Ellen zbuloi se ishte lezbike. Në punën dhe në jetën e saj, ajo ka qenë një avokate e pasionuar për barazi dhe drejtësi.”/A.A.

/pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest