Koncert-protestë kundër importit të mbetjeve dhe hidrocentraleve në Valbonë

14650320_1340561492634848_8714863809476334916_n

Mijëra shqiptarë morën pjesë në koncertin-protestë që u mbajt dje tek Piramida në Tiranë. Aktiviteti erdhi si nismë e artistëve shqiptarë për dy kauza mjedisore, ligjit për importin e mbetjeve dhe planeve për ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë.

“Në Shqipëri është bërë dhe bëhet shumë muzikë për qejf ahengu, për autoritetin shtetëror, për liderin e rradhës, për festivale dhe për çmime. E kemi përdorur dhe keqpërdorur muzikën tonë. Sot këtu, muzika bëhet zëri i këtij vendi, manifestim i ndërgjegjes së lirë dhe patriotizmit. Nuk ka gjë më tragjike se sa fakti që pas 104 vjetëve ekzistence të shtetit shqiptar, natyra e këtij vendi të jetë e ngërthyer nga interesa klienteliste individësh të paskrupullt dhe nuk ka gjë më të fuqishme se sa t’i kthesh këngët që me aq idilizëm i kushtohen natyrës, në këngë proteste,” thuhej në deklaratën e përbashkët të artistëve.

Ky koncert-protestë erdhi pas atij të organizuar dy ditë më parë në Valbonë, ku artistet Eda Zari dhe Elina Duni kënduan falas së bashku me një numër të madh artistësh nga Shqipëria dhe Kosova.

Foto:

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest