USAID ndalon diskriminimin LGBT nga kontraktorët e tij

susan_rice_insert_c_washington_blade_by_michael_key

Një rregull i agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar që ndalon zyrtarisht kontraktorët të diskriminojnë në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor hyri në fuqi këtë të martë.

Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare, Susan Rice e bëri njoftimin të mërkurën gjatë një fjalimi në Shkollën e Universitetit Amerikan të Shërbimit Ndërkombëtar në Northwest Uashington.

Ajo tha se rregulli do të thotë se çdo organizatë me një kontratë me USAID-in “duhet të sigurohet që të gjithë njerëzit mund të përfitojnë nga këto programe federalisht të financuara, pavarësisht racës, fesë, paaftësisë apo orientimit seksual dhe identitetit gjinor.”

“Ky është një hap i madh drejt sigurisë që ndihma Amerikane po jepet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, tha Rice.

Presidenti i Fushatës për të drejtat e njeriut Chad Griffin dhe Drejtoresha Ekzekutive për të Drejtat e Njeriut Elisa Massimino gjithashtu folën në këtë ngjarje. I dërguari special i SHBA-ve për të drejtat e njeriut të personave LGBT, Randy Berry, ishte midis atyre qindra njerëzve që ishin në audiencë kur Rice bëri njoftimin e saj.

“Kjo politikë e re e administratës shënon një hap të rëndësishëm përpara për USAID-in dhe partnerët tanë, dhe siguron qasjen tonë gjithëpërfshirëse që zhvillimi do të vazhdojë në të ardhmen,” tha Administratori i USAID, Gayle Smith në një deklaratë.

Kongresmeni i Rhode Island, David Cicilline e përshkroi rregullin e ri si “vendimtar” në një deklaratë që lëshoi  Komiteti Drejtues i LGBT Equality.

“Si në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre, njerëzit LGBT janë në mënyrë rutinë në shënjestër të dhunës dhe diskriminimit,” tha ai. “Rregulli i fundit i USAID-it i tregon botës se për ne është e rëndësishme mirëqenia e njerëzve LGBT, dhe se nuk do të tolerojmë mohimin e shërbimeve të rëndësishme për personat LGBT.”

Presidenti i American World Jewish Service, Robert Bank, tha se “Ndihma e huaj duhet të ndahet në mënyrë të barabartë dhe të drejtë për të gjithë ata që kanë nevojë, duke përfshirë lezbiket, gejtë, biseksualët dhe transgjinorët”.

Politika e re nuk i kërkon kontraktorëve që të zgjerojnë mbrojtjen jodiskriminuese të punonjësve të organizatave jashtë vendit që marrin fonde nga SH.B.A.-të. Ajo gjithashtu nuk përfshin fonde nga USAID-it.

“USAID ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të siguruar që njerëzit në mbarë botën të cilët po ndihmohen nga programet e taksapaguesve të financuara nga SHBA-të, të jenë në gjendje të kenë akses në to pa frikë nga diskriminimi për shkak se kush janë, apo kë duan”, thotë Drejtori i Punëve të Qeverisë, David Stacy në një deklaratë. “Kjo është një mbrojtje e rëndësishme që mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve LGBTQ.”

“Ndërsa ky është një hap përpara, ne së fundmi shpresojmë të shohim të gjithë zbatuesit nëpër të gjitha agjencitë e  punëve të jashtme Amerikane- duke përfshirë USAID – të përfshijnë politikat e mosdiskriminimit që mbulojnë jo vetëm shërbimet që ata ofrojnë, por edhe njerëzit që ata punësojnë,” shtoi ai. “Asnjë organizatë e mbështetur nga dollarët e tatimpaguesve amerikanë nuk duhet ti kthejë kurrizin askujt për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor”.

Rice e shpalli rregullin e ri gati pesë vjet pasi presidenti Obama udhëzoi agjencitë që zbatojnë politikën e jashtme të SHBA-ve që të promovojnë të drejtat LGBT jashtë vendit.

Urdhëri ekzekutiv i Obamës që ndalon kontraktorët federalë të diskriminojnë punonjësit e tyre LGBT, hyri në fuqi në prill të vitit 2015. Dhoma Kombëtare e Tregtisë për Lezbike dhe Gej dhe grupeve të tjera të avokimit ka kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që të ndalojë diskriminimin e bizneseve në pronësi të LGBT-ve në procesin federal të prokurimit./A.A

/washingtonblade.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest