10 gra të moshuara tregojnë histori seksizmi që të frymëzojnë gratë për të votuar

b50a226c-dec4-4f04-ae04-a85873a007e0

Tani që një grua po kandidon për presidente, ne shpesh harrojmë se Amendamenti i 19-të u ratifikua më pak se 100 vjet më parë.

Por në një video të fuqishme të krijuar për Lenny Letter, ne dëgjojmë zërat e grave në të 60-at, 70-at, 80-at e tyre duke treguar për seksizmin flagrant që kanë hasur duke u rritur në një epokë tjetër dhe pse kjo e bën edhe më të rëndësishme që gratë sot të votojnë.

“Më dha një zë”, tha 85-vjeçarja Ellen Linsley, duke kujtuar herën e parë në të cilën votoi.

Këto gra – që jetuan në presidencat e Franklin D. Roosevelt, Harry S. Truman dhe Dwight D. Eisenhower – kujtojnë se u është thënë të bëhen shtëpiake dhe të aspirojnë më pak se burrat.

“Tre vëllezërit e mi u bënë të tërë mjekë dhe mua më thanë se do të martohesha me një mjek hebre”, thotë Suzanne Altfeld, 78 vjeçare.

Ndërsa gratë sot ende duhet të luftojnë për barazi në vendin e punës – dhe të kenë të drejta riprodhuese dhe më shumë – është e qartë se kemi bërë të paktën disa përparime në shkatërrimin e stereotipeve gjinore.

Dhe tani me gruan e parë që ka një mundësi në drejtimin e vendit, është shumë e rëndësishme që të ushtrojmë të drejtën e votës, në vend që ta marrim për të mirëqënë.

“Ne kemi një shans të jemi atje lart “, thotë Jackie Armstrong, 68 vjeçare.

Me të vërtetë e kemi./A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest