Studimi: Të burgosurit rrezikohen nga HIV/ AIDS, hepatitet dhe sifilizi

burgjet-640x466

Një studim i organizatës Stop Aids në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik  tregoi se të burgosurit janë në risk të lartë për tu prekur nga HIV/ AIDS dhe hepatiti B dhe C.

“Ne pamë nivele të larta të hepatitit B dhe të hepatit C në nivele 9 % të hepatiti B dhe 11 % për hepatitin C, ndërsa 2 % me sifiliz. Por, u pa se të burgosurit përfshiheshin në sjellje të shumta me rrezik, të cilat i vënë ata në rrezik për marrjen e këtyre infeksioneve. Dua të përmend marrëdhënie seksuale të pambrojtura, ku më shumë se 2 të tretat e të burgosurve që kryenin marrëdhënie seksuale në burg nuk përdornin prezervativin”, tha Arjan Boçi nga organizata Stop Aids.

Mes 200 të burgosurve të analizuar në 7 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, specialistët kanë konstatuar dy raste të prekur nga HIV dhe dhjetëra me hepatit B apo C apo sifiliz.

Një tjetër problem është përdorimi i drogave me injektim çka përbën një tjetër rrezik për transmetimin dhe përhapjen e këtyre sëmundjeve.

Shqetësues janë dhe tatuazhet që të burgosurit bëjnë gjatë kohës se vuajtjes së dënimit nga jo profesionistë dhe me mjetet jo të duhura duke  shtuar një tjetër rrugë të transmetimit pasi 2/3 e të burgosurve të përfshirë në studim kanë pranuar se kanë bërë të paketën një tatuazh në burg.

Sipas drejtuesit të studimit Agim Boçi është e nevojshme që të zbatohen me rigorozitet kontrollet dhe të forcohen rregulloret për ndalimin e substancave të dëmshme në institucionet e burgjeve, me qellim minimizimin e problemeve që lidhen me përdorimin e drogave.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest