Publikohet në YouTube emisioni “Kodrina e Vdekjes”

publicus

Në llogarinë e tyre në Youtube, stafi i emisionit investigativ Publicus ka publikuar emisionin “Kodrina e vdekjes.

Ata shkruajne:

“Ky është raporti investigativ, Kodrina e vdekjes, që u përgatit nga ekipi “Públicus”, e që nuk u lejua të transmetohej të dielën e shkuar nga administratorët në “Vizion Plus”!

Ne vendosëm ta transmetojmë online.

Ky film është historia e një vdekje dramatike që u tentua të mbulohej e më pas të shpërfillej!

Ky film është historia e një kontrate favorizuese që u mbajt e fshehtë!

Ky film është historia e Alida Totës që u pengua, u çensurua e më në fund u pushua sepse kërkoi t’i zbulonte!

Ky film është kundër censurës.

Ky film reflekton përpjekjen dhe kurajon tonë për të thënë të vërtetën.”

Shikoni videon:

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
  • Delina

    Vdekja e nje te riu ne vendin e punes eshe tragjike dhe e rende. Mosrespektimi i kushteve te punes duhet denuar. Bashkia duhet te monitoroje me mire zbatimin e ligjshmerise nga te gjithe kontraktoret e saj. Por argumenti se censura, duke perfshire heqjen nga puna te nje gazetareje, vjen me urdher te Erion Veliajt eshte nje argument krejtesisht i pambeshtetur nga ky raport televiziv, te cilin e pashe me shume vemendje dhe kujdes. Asnje sherbim nuk i behet publikut duke ngritur akuza te tilla pa baza. Madje, autoret e ketij raporti bejne te njejten gje, per te cilen akuzojne bashkine e Tiranes: bejne thjesht propaganden e tyre pa paraqitur asnje fakt per te provuar se censura e ka burimin tek bashkia e Tiranes.