Thirrje për konkurs fotografie

historia.ime1

Portali “Historia Ime”, shpall të hapur për të katërtin vit rresht, konkursin e fotografisë.

Nëse ju pëlqen të fotografoni gjatë gjithë kohës, atëherë kthejini njëherë sytë nga problemet që na shqetësojnë çdo ditë, apo historitë inkurajuese të njerëzve. Shkrepe një foto dhe merr pjesë në konkurs!

“Historia ime” fton gjithë të rinjtë, nga cilido qytet i Shqipërisë që kërkojnë të denoncojnë një problem apo të ndajnë me të tjerët një ngjarje, të marrin pjesë në konkurs. Personi që ka realizuar fotografinë më shprehëse të fenomenit që ka trajtuar, do të vlerësohet me çmimin e parë, nga një juri e pavarur nga portali Historia-ime.com.

Çmimi i parë do të shpërblehet me 100 euro.

Konkursi zgjat deri në dhjetor 2016 kur do të jepet edhe çmimi. Deri atëherë, fotot tuaja do të publikohen në portalin e “Historia Ime”, si dhe në faqen e saj në Facebook.

Ju ftojmë të merrni pjesë në konkurs duke dërguar punët tuaja në adresën e emailit historiaime.com@gmail.com në formën e mëposhtme:

Emër:
Mbiemër:
Qyteti:
Titulli i fotos:

Shënim: Në konkurs mund të merrni pjesë me më shumë se një fotografi, apo foto reportazh.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest