Suzana Shkreli, shqiptarja e parë në kongresin amerikan

1-suzana-shkreli-2-600x538

Suzanna Shkreli merr nominim për në Kongresin Amerikan. E njohur si prokurore aktive në SHBA, më herët zonjusha amerikano – shqiptare Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës për në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit.

Shqiptarët në SHBA duket se kanë mundësinë e artë për të patur zërin e tyre në tempullin e demokracisë së vendimarrjes në SHBA, dhe për këtë që prej ditës së sotme e gjithë vëmendja e tyre do të jetë për Znj. Shkreli. Lajmi është bërë publik nga diplomati i njohur Mal Berisha i cili thotë se “kjo tregon vlerat e demokracisë amerikane dhe të popullit tonë. Do të isha i lumtur të bëja gjithcka të mundur për fitoren e saj që do të ishte fitore për tërë shqiptarët. Ftoj tërë shqiptarët e Amerikës dhe kudo që janë ta mbështetin atë”- përfundon mesazhin e tij diplomati Mal Berisha.

Kush është Suzana Shkreli?

Suzanna Shkreli është vajza e Zef dhe Maria Shkrelit, me origjinë nga Ulqini dhe Gruda të cilët kanë emigruar në SHBA drejt një jete më të mirë. Suzana është një prej 4 fëmijëve të çifitit. Ajo nuk është e panjohur as për publikun shqiptar ndërsa pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë në një tur konsultimesh të sponsorizuara nga Ambasada e SHBA-ve, për të shkëmbyer eksperienca me prokurorët shqiptarë./A.A.

/lapsi.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest