Rita Ora me projekt në ndihmë të grave kosovare

20160921185909312600

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore është duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku gratë kosovare mund të shprehin veten dhe talentin e tyre pa u gjykuar dhe pa frikën e ndëshkimit.

U largua nga Kosova kur ishte vetëm 1-vjeç, ndërsa shumë vite më vonë do të bëhej Ambasadore Nderi e vendlindjes së saj. Për Rita Orën, ky titull është një nder të cilin duhet ta meritojë.

Në një intervistë të fundit me “Vanity Fair”, ku ajo pati një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën, bukuroshja tregoi se është duke punuar me UNICEF për një projekt ku në fokus janë gratë kosovare.

“Jam ndoshta nga të paktat artiste nga Kosova të cilat janë të suksesshme. Gratë atje nuk e kanë lirinë për t’u shprehur, në kuptimin pa u gjykuar, pa frikën e ndëshkimit dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Kam takuar vajza nga 10 deri në 30-vjeç dhe jam duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku këto gra mund të shprehin veten”, zbuloi ajo.

Rita nuk është vetëm një këngëtare. Tashmë ajo ka lënë gjurmë edhe në fushën e modës me një linjë veshjesh, në kinema duke aktruar në disa filma, si pjesë e jurisë në spektaklet e talenteve si “The Voice” apo “X Factor” dhe tani në “America’s Next Top Model”./A.A.

/kultplus.com

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest