Menaxherja e fushatës së Trump mendon se “përdhunimi nuk do të ekzistonte nëse gratë do të ishin po aq të forta sa burrat”

57c6e5801700000011c76aee

Në një episod të tryezës së rrumbullakët PBS të vitit 2013 “To The Contrary”, Kellyanne Conway – gruaja që tani mburret me pozitën e menaxheres së fushatës për mizogjinistin e famshëm Donald Trump – tha se “përdhunimi nuk do të ekzistonte” nëse gratë do të ishin fizikisht më të forta.

Në atë episod, Conway këmbëngulte mbi një diskutim rreth sulmit seksual në ushtri. Disa ditë para këtij episodi, Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes Leon Panetta kishte hequr ndalimin që gratë të kishin role luftarake ushtarake.

Gjatë diskutimit, Conway tha:

“Nëse do të ishim fiziologjikisht – jo mendërisht, emocionalisht, profesionalisht  të barabarta me burrat, në qoftë se do të ishim fiziologjikisht aq të forta sa burrat, përdhunimi nuk do të ekzistonte. Ju do të ishit në gjendje të mbronit veten dhe ta mundnit atë.”

Duhet të jetë shumë, shumë e qartë se kjo nuk është absolutisht mënyra se si përdhunimi dhe sulmet seksuale funksionojnë.

Së pari, deklarata e Conway plotësisht injoron faktin se edhe meshkujt gjithashtu sulmohen seksualisht. Në fakt, sipas RAINN, një në çdo 10 viktima të përdhunimit është mashkull. Komentet e saj gjithashtu japin idenë e rrezikshme që gratë duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar sulmin ose ta ndalojnë atë të ndodhë.

Komentet e Conway nuk janë surprizë- njeriu, fushatën e të cilit ajo po menaxhon, ka thënë gjëra të ngjashme acaruese në lidhje me gratë dhe rreth sulmeve seksuale në ushtri. Vetëm disa muaj pasi Conway bëri komentet e saj,

Trump shkroi në tweeter:

26.000 sulme seksuale të paraportuara në ushtri-vetëm 238 dënime. Çfarë prisnin këta gjenitë, kur vunë burrat dhe gratë së bashku?

A kanë mbaruar këto zgjedhje?/A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest