Fytyra e vërtetë e protestës së djeshme përpara Bashkisë (Foto)

IMG_20160830_180331

Aksioni i djeshëm i aktivistëve të Organizatës Politike për të sjellë një nga kazanët e mbeturinave përpara derës së Bashkisë, veç përleshjeve me policinë nxori në pah palën tjetër në këtë konflikt, njeriun e varfër që përpiqet të nxjerrë jetesën përmes riciklimit.

Pamjet e këtij zotërie që mbledh atë çfarë ka mbetur në tokë nga përleshja e aktivistëve me policinë, tregojnë realitetin e trishtë dhe arsyen e vërtetë pse protestohet.
Me siguri që ky “shkelës ligji” nuk e di se ka guxuar shumë, duke kryer krimin e tij përpara derës së institucionit që ka nisur valën e arrestimeve dhe sekuestrimeve ndaj mbledhësve të jashtëligjshëm të mbeturinave.

Ditën e djeshme aktivistë të shoqërisë civile dhe dhjetëra qytetarë protestuan përpara dyerve të bashkisë së Tiranës për vdekjen e 17 – vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës dhe “kampet e vdekjes” siç i quajnë ata vendet e punës me kushte të mjerueshme.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest