Qindra fëmijë rrezikojnë shurdhimin, ministria e Shëndetësisë ende pa zgjidhje për problemin

implanti-koklear-femija-e1461143219911

Gazeta “Shëndet+” dhe shoqata “Together for Life”,  kanë ngritur sërish problemin e implantit koklear për fëmijët që rrezikojnë shurdhimin. Edhe pse ministria e Shëndetësisë premtoi zgjidhjen e çështjes në vitin 2014, sot kanë kaluar dy vite dhe fëmijët që lindin me probleme dëgjimi, i kanë ende shpresat tek borxhet që mund të marrin prindërit e tyre që të kurohen jashtë vendit.

Bëhet fjalë për rreth 60-70 fëmijë që lindin çdo vit me probleme dëgjimi. Implanti koklear është një pajisje e kompjuterizuar, e cila mund të rivendosë dëgjimin e dobishëm për personat me humbje të rënda ose të thella të dëgjimit, por ky operacion duhet bërë përpara moshës 7 vjeçare.

Gazeta “Shëndet+” shkruan se pas ngritjes së problemit në muajin prill, në përgjigjen zyrtare të dërguar nga drejtori i Administrimit Spitalor, Petro Mersini, thuhej se “me gjithë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e aparateve kokleare, nuk është bërë i mundur sigurimi i tyre”, por shtohet se “ministri i Shëndetësisë ka ngritur një grup pune, i cili është duke punuar për të bërë studimin përkatës me qëllim përfshirjen e aparateve kokleare në listën e rimbursimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”.

Sot kanë kaluar mbi 4 muaj nga ngritja e grupit të punës dhe ministria ende nuk ka dalë me një zgjidhje përfundimtare duke mos e konsideruar me përparësi lindjen e 60-70 fëmijëve në vit me probleme dëgjimi.

Edhe pse qeveria ka deklaruar që prej 2 vitesh se ky operacion është i rimbursueshëm, sot qindra pacientë qëndrojnë në pritje kur në të vërtetë ai nuk ofrohet fare si shërbim. /m.g/

Burimi: Shendeti.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest