Drag queen mban një diadorë të lyer me gjak Hiv+ në Paradën e Krenarisë në Belfast

drag1

Një drag queen nga Belfasti shfrytëzoi paradën e Krenarisë të javës së kaluar për të vënë në qendër të vëmendjes stigmën që ende rrethon HIV-in.

Si pjesë e veshjes së saj mahnitëse të Krenarisë, Electra La CNT vuri në kokë një diademë të lyer me gjak të infektuar me HIV+, në një përpjekje për të luftuar fanatizmin dhe për të inkurajuar bisedën rreth këtij subjekti.

Kurora u lye me gjakun e një donatori me HIV+, të marrë nga një mjek i kualifikuar, dhe më pas u aplikua në kurorë që të thahej, duke e lënë virusi të vdiste.

“Arsyeja pse e bëra këtë, është sepse ende sot e kësaj dite, madje edhe në vetë komunitetin tonë, një stigmë e madhe i bashkangjitet personave me HIV+”, tha La CNT për PinkNews.

“Unë kam përjetuar abuzimin e miqve të mi me HIV+ në aplikacionet e takimeve për gej nga burra të tjerë gej. Njerëzit ende ngatërrohen rreth mënyrës se si transmetohet HIV.

“Pra, bëhet për ti bërë njerëzit të flasin, për të luftuar stigmën, dhe për të promovuar mesazhin e  Krenarisë në Belfast këtë vit, i cili ishte “Ne jemi një”.

“Kjo përfshin edhe vëllezërit dhe motrat tona me HIV+: gej, lezbike, transgjinorë, jo-binarë dhe heteroseksualë gjithashtu,” shtoi ajo.

La CNT – e cila ka qëndrim të përhershëm në klubin e natës Boombox në Belfast – tha se reagimi për veshjen e saj deri më tani ka qenë i “shkëlqyer”.

“Është pranuar shumë mirë edhe nga anëtarët e mediave publike dhe sociale. Unë mund të bëj vetëm pjesën time për luftën kundër stigmës, dhe mendoj se duke përdorur platformën time si drag queen do të ndihmoj për këtë. Me këtë ka të bëjë në të vërtetë dita e krenarisë, “tha ajo.

“Unë nuk mund të kërkoj për më shumë se të përhapim një mesazh për respekt dhe mirëkuptim reciprok.”

La CNT thotë se ishte frymëzuar nga një artikull nga revista Vanguardist, e cila përzieu gjakun me HIV+ me bojë që më pas u përdor për të printuar revistën e tyre.

“Ne duhet të edukojmë veten më shumë se si transmetohet HIV. Kam dëshmuar abuzimin e vëllezërve dhe motrave tona me HIV+ në komunitetin tonë; dhe kjo lind nga injoranca, që çon në urrejtje dhe si rezultat përçahemi.

“Ka aq shumë që ne ende duhet të mësojmë, për të respektuar njëri-tjetrin.

“Jam plotësisht e vetëdijshme se personat heteroseksualë me HIV+ nga numri janë shumë më të shumtë se homoseksualët me HIV në Britani të Madhe tani, por me marrjen e vendimit të kësaj jave në lidhje me financimin e Prep nga NHS, komuniteti ynë sërish etiketohet si devijant seksual nga mediat të cilat e konsiderojnë atë si një “sëmundje gej”, dhe personat heteroseksualë me HIV+ si viktima të pafajshme – ne të gjithë jemi viktima të pafajshme.

“Ju lutem, mos lejoni që nga frika irracionale përreth transmetimit të HIV-it të dobësojë fuqinë e edukimit tonë dhe të të tjerëve.”

“Respekt. Solidaritet. Ne. Jemi. Një.”/A.A.

/pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest