Dhoma e torturave të ISIS-it, goditje me tuba dhe zinxhirë ndaj grave

sisi-1-640x313

Tuba hekuri dhe zinxhirë: me këto mjete të gjetura në brendësi të “dhomës së torturave” të ISIS-it në Manbij, në veri të Sirisë, goditeshin brutalisht gratë që shkelnin kodin e veshjes në publik, i vendosur nga “policia fetare” e Shtetit Islamik. Torturoheshin edhe burrat që mbanin veshur pantallona të ngushta apo xhinse apo kapeshin duke pirë cigare.

Foto dhe video të policisë fetare, e quajtur nga integralistët, ‘Hasba’, janë shpërndarë nga militantët laikë të Forcave Demokratike siriane. “Zinxhirët për të rrahur burrat, tubat për gratë”, – shpjegon një militant që përshkruan se si banorët e Manbij për vite kanë pësuar terror nga njerëzit e Kalifatit.

Këta të fundit monitoronin fshehurazi veshjen e personave dhe nëse dikush shkelte rregullat e Sherihatit, i fusnin në ato qendra për t’i hetuar dhe ndëshkuar.

Disa prej tyre, kujdeseshin për të arrestuar duhanpirësit, të tjerë ata që visheshin jashtë rregullave të vendosura nga “Daesh”, shpjegon një militant që tregon “dhomën e torturave”.

Ai shpjegon se shumë gra, që edhe pse mbanin ferexhe mbi kokë, të tipit burka, ndonjëherë zbulonin sytë për një moment për të parë mallin në treg ose për të paguar. Mjaftonte kjo bënte që të arrestoheshin nga ‘Hasba’.

‘Është një injorim total, një injorim për të gjithë njerëzimin”, – thotë ai, duke shtuar se “në këto dhoma kryheshin disa nga shkeljet më të mëdha kundër të drejtave të njeriut në Manbij”.

Nga dokumentet e zbuluara rezulton se një shitës është dërguar në qendrën e ‘Hasba’-s në Manbij vetëm pse në dyqanin e tij, një grua, nën burka ishte e trukuar dhe e kishte zbuluar duke hequr shaminë për një moment.

Dëshmia e klimës së terrorit të pësuar nga banorët e Manbij dhe në veçanti nga gratë, dokumentohet në këto orë në një video ku një vajzë me burka të zezë, pas “çlirimit” të lagjes së tyre nga ISIS, heq për një moment maskën e zezë që i mbulonte fytyrën për të fshirë lotët përpara fytyrës së terrorizuar të fëmijës së saj, i cili u bë dëshmitar i abuzimeve të nënës së tij./A.A.

/gazeta-shqip.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest