Pas tre muajsh mungesë, QSUT siguron ilaçet për fëmijët me leuçemi

13681098_469393063269867_4067040504980039890_n-e1468421042785-540x289

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) më në fund gjen zgjidhjen për t’u siguruar medikamentet e nevojshme fëmijëve me leucemi.

Burime zyrtare nga QSUT i konfirmuan gazetës “Shëndet +” se medikamenti L-Asparaginase (i domosdoshëm për kemioterapinë), është arritur të sigurohet pas disa muajsh mungesë. Ky reagim vjen pas protestave dhe  kërkesave institucionale nga ana e shoqatës “Together for Life” dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Si u arrit sigurimi i medikamentit?

Reagimi i shoqërisë civile për këtë kauzë ka filluar më 13 korrik me protestën “Thirr për fëmijët me kancer” , ku fëmijët e prekur nga leucemia dhe familjarët e tyre veç thirrjeve drejtuar medias nënshkruan një peticion ku i kërkonin ministrit të Shëndetësisë ndërhyrje të menjëhershme për të shpëtuar jetën e fëmijëve të sëmura.

Protesta “Thirr për fëmijët me kancer”/ Foto: “Shëndet +”

Dy ditë pas protestës QSUT reagoi me një deklaratë ku listonte përpjekjet e dështuara për të siguruar medikamentet, duke e kaluar përgjegjësinë tek kompanitë farmaceutike të cilat nuk morën pjesë në garën për prokurimin e medikamentit.

Foto: Deklarata e QSUT mbi sigurimin e medikamentit  L-Asparaginase

Njoftimi-QSUT-e1468578522920 (1)

Ndërkohë shoqata “Together for Life” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit tre ditë më parë publikuan një deklaratë për shtyp që i bënte thirrje institucioneve shëndetësore të gjenin zgjidhje të menjëhershme për sigurimin e medikamentit. Më tej këto dy organizata i kërkuan komisioneres kundër diskriminimit të fillonte hetimin për këtë çështje.

Foto: Deklarata për shtyp e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe shoqatës “Together for Life”

Deklarata

Më në fund sot QSUT ka arritur të gjejë një zgjidhje për këtë problem duke siguruar medikamentet deri në fund të vitit 2016.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest