Meshkujt në Iran i bashkohen fushatës #ManInHijab, kundër ligjit që detyron gratë të mbulohen

man in hijab

Meshkujt në Iran kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi ndaj “ligjit të moralit” që i detyron femrat të mbulohen në publik. Shumë meshkuj kanë veshur shamitë në shenjë solidariteti me to.

Jo vetëm gratë kanë filluar të ngrenë krye dhe të protestojnë, por janë mbështetur edhe nga shumë meshkuj. Vetëm gjatë javëve të fundit, numri i njerëzve të shfaqur në fotografi veshur me hijab, me bashkëshorten apo një të afërm femër është shumë i madh.

Fushata #ManInHijab nisi nga gazetarja dhe aktivistja iraniane që jeton në New York, Masih Alinejad. Deri tani ajo ka marrë mbështetjen e rreth 50 meshkujve që janë mbuluar me shami, që prej thirrjes së saj në 22 korrik.

Foto: My Stealthy Freedom, Facebook

“Shumica e këtyre njerëzve jetojnë në Iran dhe ata kanë dëshmuar se si të afërmit e tyre femra kanë vuajtur për shkak të këtij rregulli moral”, ka thënë Masih për Independent.

Në rrjetin social Instagram, dikush pa postuar një fotografi me shaminë e kushërirës së tij ku ka shkruar:

“Kur kushërirat e mia më panë që kisha veshur shaminë e tyre, qeshën me të madhe, ndaj i pyeta – “vërtet duket aq qesharake tek unë?” Unë i dua dhe i respektoj shumë kushërirat e mia, ndaj mendoj se nuk duhet të flasim për lirinë nëse ai/ajo mbështet idenë e kufizimit të lirisë së tjetrit. Duket sikur ata kanë hipnotizuar trurin tonë me një copë të zezë lecke dhe duan që ne të besojmë se hixhabi është çeshtja më e rëndësishme në vendin tonë”.

Sipas ligjit, gratë që nuk veshin hijab apo e veshin jo siç duhet, duke treguar qoftë edhe pak nga flokët, marrin dënime duke filluar nga gjobat e deri në burgim. Mbajtja e hijabit  dhe veshja e rrobave të thjeshta e të gjera në ambientet publike, për të ndaluar ngacmimet me karakter seksual tek meshkujt, është bërë e detyrueshme për gratë iraniane që prej vitit 1983.

Foto: My Stealthy Freedom, Facebook

This slideshow requires JavaScript.

/m.g/

Burimi: The Independent

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest