Dëbimet e komunitetit Rom dhe Egjiptian kundrejt një oferte të skaduar

bregu i lumit

*Nga Brejdon Xhavara dhe Xhemali Moku

Banorët e komunitetit Rom tek zona e bregut të lumit, janë informuar verbalisht nga punonjës të shërbimit social të bashkisë Tiranë si dhe të njesisë bashkiake që vendbanimet e tyre do prishen pa një alternativë strehimi. Pasi banesat e tyre preken nga zgjerimi i lumit te Tiranës dhe si rrjedhojë ata duhet të largohen pa një alternativë të përshtatshme për jetesën e tyre.

Më pas në terren kanë ardhur përfaqësues nga  bashkia e Tiranës duke iu dhënë banorëve një ofertë për bonusin e strehimit e cila subvencionohet nga shteti për një periudhë deri në një moment që gjendet një alternativë afatgjate. Një gjë e cila mungonte në këtë lloj procesi, ishte konsultimi në rrugë zyrtare midis komunitetit dhe institucioneve. Pra që banorët të mos kenë konsultim për zgjedhjen e tyre dhe si pasojë e kësaj oferte ku parashikon 1 vit qira të paguar nga bashkia në masen 80% ku banorët do dalin në tregun e lirë për ta kërkuar. Kjo ofertë ka 2 probleme të cilat lidhen me banoret.

1. Duhet një kontrate qiraje për të vertëtuar pagesën nga ana e Bashkisë, pasi nëse kontrata është e noterizuar atëhere pagesa kalon muaj për muaj, në të kundërt pagohet deri në 3 muaj dhe më pas dëbohet nga shtëpia. Ndërkohë që banorët e kanë të vështirë për të gjetur kontratat e shtëpive pasi qiradhënësit nuk ua japin për shkaqe të ndryshme.

2. Banoreve iu duhet një vend për të mbledhur mbetjet e riciklueshme për përfitimet e tyre ditore që të sigurojnë jetesën. Sikurse të gjithë e dimë që komuniteti Rom dhe Egjiptian në ketë mënyrë e siguron jetesën, atëhere do të ishte më e përshtatshme për ata një tokë/truall me infrastukturë që të ndërtojnë shtëpitë e tyre.

Një prej banorëve, T. Mejdani, thotë se “ne po trajtohemi si kafshë, duke ditur që ne jemi banorë të Republikës së Shqipërisë, jemi dakord për rehabilitimin e lumit të Lanës, por të paktën na strehoni me një zgjidhje të qëndrueshme që ne na leverdis të jetojmë si njerëz dhe jo azilante”.

Banoret e kanë kundërshtuar këtë ofertë verbalisht dhe me anë të një kërkese për takim me kryetarin e bashkisë për të negociuar midis palëve. Banorët kishin rënë dakord midis tyre dhe kërkesa që duan është të kenë një tokë që është nën mbikqyrjen e bashkisë dhe që plotëson nevojat e tyre.

bregu i lumit
Foto: Brejdon Xhavara

Sipas aktivistëve Rom dhe Egjiptian që kanë ndjekur këtë çeshtje, bashkia pranoi të bëhej takimi nga banorët e Bregut të Lumit bashkë më përfaqësues nga aktivistët. Nga takimi u arrit një komunikim zyrtar me Drejtorinë e Shërbimit Social, e cila premtoi se nuk do të këtë dëbime derisa të këtë një zgjidhje përfundimtare për këto familje.

Presioni u rrit akoma më tepër nga ndërkombëtarët pasi po informoheshin që Romët po dëboheshin për herë të dytë (e para ishte me komunitetin Rom në Selitë). 

Bashkia doli në terren për të berë vlerësimin socio-ekonomik të familjeve të prekura nga rehabilitimi në Bregun e Lumit dhe më pas u ka dërguar banorëve planin e zhvendosjes së tyre duke i ofruar 2 alternativa:

1. Bonus Qeraje

2. Tokë me infrastrukturë (Strukturë e lehtë me panele sanduiç)

Pasi iu dhanë këto alternativë, banorët filluan të shkonin të shikonin tokën e ofruar sikundër ishte dëshira e tyre. Toka ndodhej në një fushë e rrethuar me male dhe pyll i dendur dhe larg qendrave të banimit. Banorët kërkuan tokë që të ishtë afër me shërbimet publike dhe për të arritur këtë, atyre iu kërkua një listë për të dhënë përgjigje mbi alternativat e ofruara.

Pasi u nënshkrua lista me alternativat e zgjedhura, banorët kishin frikën se ky premtim nuk do të mbahej dhe dolën në protestë përpara bashkisë së Tiranës. Gjithçka që familjet rome dhe egjiptiane kërkojnë, është barazi dhe trajtim si qytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe jo si azilantë duke i vendosur në një ‘’gheto’’ në malin e largët të Tiranës.

Situata po përshkallzohet për keq nga banorët pasi po trajtohen si të huaj në shtetin e tyre. Gjatë këtyre ditëve pritet dhe një reagim nga Bashkia.

Bashkia e Tiranës  aktualisht është duke plotësuar dokumentacionin për banorët që zgjodhën alternativën e bonusit të qirasë dhe pritet që këto familje të futen në shtëpi para datës 10 gusht. Ndërkohë për zgjidhjen e dytë, pra për tokën me infrastukturë akoma nuk ka një përgjigje pasi Bashkia Tiranë ka bërë një plan për ndërtimin e banesave dhe po pret për fonde nga Bashkimi Evropian që të ndërtojë shtëpi për banorët e prekur.

*Ky artikull u realizua për Historia Ime, si pjesë e Shkollës Verore “Multimedia dhe Aktivizmi 2016” nga Brejdon Xhavara dhe Xhemali Moku

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest