Traktat për feminizmin

shJN41kG

Shkruar nga: Jeta berisha

 

Është vërtet bukur kur ndan mendime me dikë që mbështet të njëjtën kauzë si ty.

Idoeologjitë më të mëdha në botë janë krijuar për ta zhdukur dhunën dhe jo për ta promovuar atë.

Pa marrë parasysh sa besimtar, feminist apo çfarëdo tjetër qofshim, nëse koncepti që mbështesim nuk prodhon paqe, duhet të vlerësojmë me autokritikë se kemi gabuar diku.

Meqë feminizmi shpesh cilësohet si temë tabu në vende ku flitet shqip edhe nga mungesa e informacionit, na dërgon drejt një përçarjeje sociale.

  1. Feminizmi nuk e mbështet dhunën në asnjërën formë.
  2. Feminizmi synon të rrisë gra të forta, por nuk synon t’i bëjë gratë më të fuqishme se burrat.
  3. Feminizmi s’ka për qëllim ta moralizojë dhe ta viktimizojë gruan.
  4. Feminizmi synon të ngrejë vetëdijen shoqërore që burrat dhe gratë duhet të jetojnë të barabartë, pa dallim preferencash seksuale, racore, feje etj.
  5. Pa problemet dhe dhunën, feminizmi nuk do të ekzistonte. Megjithatë, fenomeni ekziston, gratë janë të shkelura në çdo aspekt edhe pikë.
  6. Gratë kanë po aq të drejta sa burrat.
  7. Burrat kane po aq të drejta sa gratë.
  8. Feminizmi është pro zgjedhjeve dhe beson në çështjet personale të cilitdo.

Për mua feminist është secili person që beson se e keqja duhet të dënohet!

P.S.: Dhe këto janë vetëm disa…/A.A.

/gentlewomen.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest