Nis edicioni i gjashtë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

13707721_1089576097802147_8225963626610764780_n

Ka nisur dje në qytetin e Pogradecit edicioni i gjashtë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për një javë, deri në 5 gusht, do të shfaqen në kinemanë e qytetit rreth 100 filma që janë në konkurrim.

Regjisori dhe njëkohësisht drejtori i festivalit Eno Milkani ka thënë se koncepti i festivalit ngelet po i njejti. Në konkurim do të jenë produksione nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Me mbi 20 produksione të shfaqura në ditë, me katër orare, 11:00; 17:00; 19:00 dhe 22:00, pjesëmarrësit konkurojnë në kategoritë e filmit të gjatë, filmit të shkurtër, dokumentar, filmit eksperimental dhe animacion. Vitin e kaluar fituesi i madh i festivalit ishte filmi shqiptarBota” me regji të Thomas Logorecit dhe Iris Elezit.

Lexo programin e plotë të B3F

/m.g/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest