Këto foto do t’ju bëjnë të përjetoni magjinë e Paradës së Krenarisë në Stokholm

579f6e592a00002d004f7966

Ka mijëra arsye për të qenë mirënjohës dhe për të vizituar Suedinë: muzeu i ABBA-ve, Hoteli mahnitës i Akullit, ushqimi i mrekullueshëm (mendoj ushqim deti i freskët dhe manaferra të egra). Por një nga arsyet tona të preferuara për të kaluar një javë në kryeqytetin e vendit, Stokholmin, është Festivali i tij vjetor i Krenarisë, që u mbyll të dielën.

Sipas faqes zyrtare të Krenarisë së Stokholmit, eventi që zgjat një javë, “mbetet Festivali më i madh i Krenarisë në Skandinavi që nga viti 1998″ dhe “përpiqet për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet LGBT +, për të krijuar një zonë të sigurt për njerëzit LGBT + dhe për shprehjen gjinore brenda komunitetit LGBT +.”

Festivali i Krenarisë i vitit 2016 paraqiti një fushatë të veçantë që përfshiu temën “Kush vendos?” Një njoftim për shtyp që ju dërgua Huffington Post vë në dukje se “Krenaria Stockholm dëshiron të hapë diskutimet mbi faktin se kush apo çfarë, krijon kuadrin për mënyrën se si ne supozohet të jetojmë jetën tonë – standardet të cilat na ndikojnë dhe si ata formësojnë realitetin tonë. Krenaria Stockholm dëshiron që ne të flasim se ku fshihet gënjeshtra dhe se si ajo arriti atje ku është. Tema bazohet në pesë pjesë të ndryshme të jetës sonë dhe përqëndrohet në pyetjen se kush është përgjegjës për pjesët e ndryshme; shoqërinë në përgjithësi, në familje, në vetë komunitetin tonë, në shtrat dhe kush ka kontroll mbi trupin tënd. ”

Meqë ne nuk mundëm të ishim atje personalisht, morëm një gjë tjetër më të mirë: Disa foto nga Parada e Krenarisë së Stokholmit, e cila u zhvillua më 30 korrik të marra nga fotografi Andre Landeros Michel./A.A.

This slideshow requires JavaScript.

/huffingtonpost.com

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest