Sfidat e vitit të parë në zbatimin e ligjit “Për informimin dhe konsultimin publik”

photo (5)

Në kuadër të programit “Promovimi i pjesëmarrjes qytetare në advokimin legjislativ”, qendra ligjore “Res Publica” prezantoi rezultatet dhe rekomandimet për ligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Ky studim synon të nxjerrë në pah mënyrën e zbatimit të ligjit të ri, problemet që janë hasur në zbatimin e tij, duke synuar të informojnë individët, organizatat e interesuara për konsultimin publik.

Qendra Res Publica ka monitoruar gjithsej 61 institucione publike nga pushteti qendror, vendor, ente rregullatore etj.

Sipas një VKM-je, deri në krijimin e Regjistrit Elektronik (i aktivizuar vetëm disa ditë më parë) institucionet publike janë të detyruar të përmbajnë në faqet web rubrikat për konsultimin publik. Nga 61 organet publike vetëm 28 prej tyre kanë të parashikuar një rubrikë për njoftimin dhe konsultimin publik.

Rekomandimet

– Të parashikohen sanksione administrative në rastet kur shkelet ligji. Ligji parashikon se në momentin e konstatimit të shkeljeve duhet të merren masa të menjëhershme për korrigjimin e tyre, por nuk parashikon llojin e masave.

– Ligji parashikon afatet brenda të cilit grupet e interesit mund të dërgojnë rekomandimet, komentet, por nuk parashikon afatet brenda të cilave organi përgjegjës duhet të kthejë përgjigje.

– Të përcaktohen koordinatorët për njoftime dhe konsultime publike, pasi sipas studimit të Res Publica, deri në muajin qershor, vetëm 5% e 61 institucioneve e kanë bërë këtë gjë.

– T’i jepet e drejta për të marrë vendime administrative ndaj organeve shkelëse të ligjit, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave personale.

– Të parashikohen instrumentet ligjore për t’iu drejtuar gjykatës. Ligji i tanishëm parashikon si rrugë të vetme për t’u ankuar vetëm rrugën administrative, por i mohon qytetarëve të drejtën për tu mbrojtur në rrugë gjyqësore.

– Trajnimi i punonjësve të autoriteteve publike. Nga studimi i qendrës Res Publica, shumë nga organet publike nuk e kanë kuptuar ende ligjin dhe aktet e tij.

/m.g/

photo (5)

IMG_20160722_103614

IMG_20160722_112606

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest