Një park për fëmijët me aftësi ndryshe me kontribute nga qytetarët

aaa

United Nations Development Programme (UNDP) me mbështetjen e Bashkisë Tiranë ka nisur fushatën e mbledhjes së fondeve për të ndërtuar një park lojrash gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi ndryshe.

Mbledhja e fondeve do të bëhet përmes “croudfounding”, një formë alternative financimi nga qytetarët për një projekt të përbashkët përmes kontributeve të ndërmjetësuara nga interneti.

Çdo qytetar që dëshiron të kontribojë për këtë park mund t’i gjejë të dhënat këtu. Vlerat monetare të dhuruara nga qytetarët do të dyfishohen nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.

/l.k./

Video: Fushata “Croudfounding for children”

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest