Banorët protestë kundër HEC-eve në Vjosë dhe premtimit të shkelur të qeverisë

13686730_1064630023617909_7280069692457829263_n

Më 17 mars të vitit 2016, kompania turke “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi”, fitoi tenderin për Hidrocentralin e Poçemit, ku ishte e vetmja pjesëmarrëse.

Pavarësisht premtimit të kryeministrit Rama për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Vjosa, qeveria miratoi dhënien me koncension të këtij hidrocentrali më 10 gusht 2015, duke i dhënë edhe një bono prej 8 pikë përqindje kompanisë si rrjedhoje e formës së “koncensionit të pakërkuar”, raporton “Reporter.al”.

Kjo histori vazhdoi me një sërë protestash nga ambjentalistë shqiptarë e të huaj dhe tubime të ndryshme nga banorë të zonave që preken nga hidrocentralet, duke ardhur deri në ditët e sotme kur kompania turke ka nisur e pashqetësuar punimet.

Kompania turke nis punimet për hidrocentralin e Poçemit/ Foto: EcoAlbania

Sot, banorët e zonës së Poçemit, konkretisht fshatit Kutë në Mallakastër, janë ngritur sërish në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e digës. Rreth 40 prej tyre janë lidhur me zinxhirë e kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e automjeteve aksin Levan – Tepelenë.

Protesta e banorëve të Kutës kundër ndërtimit të hidrocentralit në Poçem/ Foto: EcoAlbania

Protestuesit që mbanin në duar pankarta me mbishkrimie “Jo digës në Poçem”, “ Mos na merrni jetën”, “Japim jetën por nuk e japim Kutën”,  janë larguar nga rruga pas ndërhyrjes së forcave të policisë.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest