Studimi: Shqipëria e fundit në rajon për të drejtat e fëmijëve

asdz

Media së fundmi ka bërë publike një sërë rastesh dhune në institucione arsimore apo qendrat e kujdesit për fëmijët, ndërkohë një raport i publikuar pak ditë më parë tregon se Shqipëria renditet e fundit në rajon për të drejtat e fëmijëve.

Indeksi i të Drejtave të Fëmijëve 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 59-të nga 163 shtete të marra në studim. Studimi i përvitshëm që realizohet nga Fondacioni “Kids Rights” në bashkëpunim me “Erasmus School of Economics”, merr për bazë faktorë si e drejta e jetës, e drejta e kujdesit shëndetësor, e drejta e edukimit dhe ambientin që siguron garantimin e këtyre të drejtave për fëmijët.

Një vit më parë, Shqipëria renditej në vendin e 63-të, ndaj këtë vit ka parë një përmirësim të lehtë prej 4 pozicionesh. Megjithatë, krahasuar me rajonin, ne jemi të fundit, ku performancë më të mirë ka Serbia e renditur e 28-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 30, Mali i Zi i 43 dhe Maqedonia e 47.
Kryesojnë listën me të dhëna më të mira që garantojnë të drejtat e fëmijëve Norvegjia, Portugalia dhe Islanda, ndërsa të fundit në listë ndodhen Afganistani, Afrika Qendrore dhe Vanuatu në Oqeanin Paqësor.

Fondacioni Kids Rights që përpilon edhe raportin për të katërtin vit, i bën apel qeverive të ndryshme të globit që të investojnë më shumë për fëmijët në këtë drejtim, pasi buxhetet janë të pamjaftueshme.

/l.k./

Studimi i plotë i “Kids Rights”: http://www.kidsrightsindex.org/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest