“Larg Duart Nga Valbona”, protesta në Tiranë kundër ndërtimit të HEC-eve

13524566_1612509712374368_4839076188701290868_n

“Larg Duart nga Valbona” u quajt protesta e organizuar sot nga banorë të Tropojës, aktivistë të shoqërisë civile dhe ambjentalistë e ekspertë mjedisorë . Ata janë ndalur fillimisht përpara Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë për të vazhduar më pas drejt Kryeministrisë. Protestuesit kundërshtojnë vendimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e 14 hidrocentraleve në lumin e Valbonës dhe në përrenjtë që bëjnë pjesë në sistemin e tij ujëmbledhes natyror.

“Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojnë natyrën, cenojnë ekonominë dhe zhvillimin e turizmit. Sot kërkojmë të anulohen këto projekte, të ruajmë identitetin e Parkut Kombëtar si dhe të investojmë në zhvillimin e ekoturizmit”, tha një prej aktivistëve.

Fotogaleri nga protesta/ Foto: “Qytetarët për Parkun”

This slideshow requires JavaScript.

Kjo nuk është protesta e parë kundër kontratave koncesionare që parashikojnë ndërtimin e HEC-ve në lumenjtë e Shqipërisë. Gjatë muajve të fundit protesta të ngjashme janë zhvilluar nga ambjentalistët në New York gjatë vizitës së Kryeministrit Rama, nga banorët dhe aktivistët në Bajram Curri dhe Tiranë, madje dhe nga aktivistë të ardhur prej vendeve të ndryshme të Europës të cilët finalizuan Turin e Lumenjve të Ballkanit me një protestë përpara Kryeministrisë.

/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest