Këndi i lojrave, reagojnë aktivistët: “Beton dhe hekur sa për një pallat 10 – katësh”

13256309_1603518079940198_1249733621715327314_n

Tre ditë përpara një qershorit që është shpallur si dita kur do të hapet këndi i lojrave për fëmijë tek Parku i Liqenit, kryebashkiaku Veliaj publikoi një album fotografik të titulluar “Shpërndaje nëse beson se puna e mund dhunën”, ku pasqyrohej ecuria e punimeve.

Sot, aktivistët e grupimit “Qytetarët për Parkun” që prej 76 ditësh protestojnë kundër këndit të lojrave tek Parku i Liqenit, kanë publikuar një deklaratë me 10 pikat e kundërshtimit të tyre.

Reagimi i grupimit “Qytetarët për Parkun”: 

1.Ky kend lojerash është i paligjshëm. Sepse kurrë nuk pati kurrë transparencë siç e kërkon ligji para projektit. 
2. Publiku nuk u pyet kurrë për këtë projekt siç e kërkon kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi. Konsultat publike munguan dhe nuk u bënë kurrë përkundër pretendimeve të gënjeshtërta të kryebashkiakut. 
3. U tha që aty nuk do kishte betonizim. Përkundrazi sipas përllogaritjeve në atë zonë është hedhur beton dhe hekur e përllogaritur për një pallat 10-katesh. 
4. Ekosistemi i zemrës së Parkut të liqenit është dëmtuar rëndë me anë të betonizimit t tij. 
5. U pohua që do të ishin thjesht 4 mijë metra kënd lojerash. Ndërkohë që aty iu vodhen Parkut një hapësirë mbi 12 mijë metrash. 
6. Protestuesit përvec se janë ofenduar me një gjuhë të ulët nga kryebashkiaku dhe kërcënuar. Ata janë rrahur, arrestuar dhe dhunuar në protesten e tyre legjitime. 
7. U përdoren dhe vijojne të përdoren fëmijët në fushatën kundër nesh në mënyrën më vulgare të mundshme. 
8. Media nën efektin e blerjes, gënjeshtrës, paaftësisë ose kërcënimeve të qeverisë nuk është lejuar të pasqyrojë protestën dhe qëndresën prej më shumë se 75-ditesh. Një qendresë e pazakontë për realitetin shqiptar. 
9. Erion Veliaj për të rregulluar imazhin e tij prej betonizuesi parqesh, vodhi një kauze duke “protestuar” kundër projektit të ndërtimeve poshtë digës dhe nuk përmendi kurrë mbi 20 protesta të tjera që ne i zhvilluam mes presionesh të shumta vitin e shkuar nga ana e gjithë establishmentit politik. 
10. Demokracia lokale dhe qendrore që ndërtojnë qeverisësit tanë është kufizuar te fotot e edituara, videot e montuara. Qytetarët ata duan thjesht t’i shohin si SPEKTATORË pasivë ku e përbashketa iu vidhet në mes të ditës. Ndërkaq ne kemi luftuar që QYTETARET të jenë AKTORË AKTIV dhe ta jetojnë demokracinë si një realitet që e prekim. 

Më tej ata kanë publikuar dhe detajet e protestës “Një park betoni, një qytet pa park”, që do të zhvillohet më 1 qeshor në orën 10:00.

/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest