Naftëtarët e Ballshit në protestë, 9 muaj pa paga për shkak të keqmenaxhimit të ARMO

13230325_10153485649211561_601439034799661615_n

Punëtorët e Kombinatit të Përpunimit të Naftës në Ballsh kanë zhvendosur protestën e tyre në Tiranë. Pas falimentimit të kompanisë azerbajxhanase që kishte në pronësi uzinën në muajin qershor të këtij viti, rreth 1500 punëtorë janë lënë pa rroga prej 9 muajsh.

Pa asnjë mjet tjetër jetese dhe të mbytur në borxhe, ata po vuajnë pasojat e krizës së keqmenaxhimit të ish-gjigandit të naftës “ARMO”.

 Protesta e naftëtarëve në Tiranë Video/ Organizata Politike

Protestës së naftëtarëve të Ballshit i është bashkuar edhe Organizatës Politike, një grupim aktivistësh me pikpamje të majta të cilët në një njoftim në “Facebook” kanë publikuar tre kërkesat e punëtorëve:
Tre kërkesat e punëtorëve:
1. Marrjen e 9 pagave të prapambetura;
2. Rihapjen e Kombinatit;
3. Përmirësimin e kontratës kolektive dhe respektimin e kushteve të punës.

Fala e naftëtarëve përpara Kryeministrisë/ Video: Organizata Politike

 

Ndërkohë zgjidhja e problemit të punëtorëve duke ende shumë larg. Ministri i i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri fajesoi sot qeverinë e kaluar, duke thënë se privatizimi i kompanisë ARMO rezultoi i dështuar dhe tashme ajo është nje kompani private, ne te cilën shteti nuk mund te ndërhyje.

/l.k./

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest