Ngushtohet hendeku në paga mes femrave dhe meshkujve

615 women men work shutterstock nmedia

Hendeku gjinor në paga në Shqipëri është 6.9 % për vitin 2015. Përmirësimet janë të dukshme po ta krahasosh me vitin 2014, që ishte 10%, teksa femrat dominojnë meshkujt në pagesat e përfituara nga kompanitë sh.a. (shoqëri anonime).

Megjithatë, ky hendek duket i lartë dhe ndryshon sipas llojit të pronësisë së ndërmarrjeve, sugjerojnë shifrat e INSTAT, të bëra publike në publikimin mbi “Tregun e Punës”.

Në kompanitë private të tipit sh.p.k dhe sh.a hasim “çudinë” lidhur me ndryshimet e pagesave sipas gjinive. Në kompanitë sh.p.k hendeku gjinor i pagës është 13 %, në favor të meshkujve. E anasjellta duket në kompanitë sh.a, ku femrat paguhen 14% më tepër se sa meshkujt.

Në sektorin publik, meshkujt mbizotërojnë me 10% paga më të larta, në organizata jofitimprurëse hendeku gjinor është vetëm 1%, ndërsa të kompani të cilësuara si të tjera, hendeku është 37 %.

hendeku-gjinor-ne-paga

Burimi: Monitor
/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest