Filipinet votojnë gruan e parë transgjinore që do të shkojë në parlament

CiD8TQBUgAINXGi

Votuesit kanë bërë histori në Filipine, duke zgjedhur politikanen e tyre të parë transgjinore në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kandidatja e Partisë Liberale, Geraldine Roman mposhti rivalin e saj më të madh në zonën e zgjedhjeve të Bataan, duke fituar 62% të numërimit të votave jozyrtare me 99% të kufijve të raportimit.

Është një moment historik për komunitetin LGBT në Filipine të dominuar nga katolikët, ku gejtë, lezbiket dhe transgjinorët tallen publikisht nga disa politikanë dhe figura publike.

Gjatë këtij viti, tetë herë kampioni i botës në boks Manny Pacquiao shkaktoi zemërim në mbarë botën dhe në Filipine kur tha se gejtë janë “më keq se kafshët.” Ai më vonë kërkoi falje për fyerjen, e cila erdhi gjatë përpjekjes së tij për të zënë një vend në Senat.

Shumë grupe që dënuan publikisht Pacquiao tani janë të ngazëllyer me fitoren e Roman.

Organizata politike LGBT LADLAD e uroi menjëherë atë, duke vënë në dukje rëndësinë historike.

Një tjetër përdorues i twitter e quajti Roman “heroinën” e tij duke e quajtur fitoren e saj një shenjë të progresit në Filipine.

Dyzet e nëntë vjeçarja Roman ka jetuar si një grua për dy dekadat e fundit dhe ka një partner mashkull.

Jo e trembur për të mbrojtur të drejtat e LGBT, Roman megjithatë minimizoi idenë se ajo ishte një kandidate e re, ndërsa bënte fushatë në rrethin e saj verior në Filipine. Popullariteti i saj, ajo këmbënguli, kishte më shumë të bënte me politikat e saj sesa me  gjininë e saj.

Bijë e prindërve politikë, Roman kandidoi për postin që për herë të fundit e ka mbajtur nëna e saj dhe u zotua që do të ndiqte frymën e familjes së saj për ti shërbyer publikut./A.A.

/edition.cnn.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest