Përmbaruesit i boshatisin lokalin, 5 shkeljet ligjore sipas Rovena Dilos

227605_2

Një agjenci private përmbarimi ka vënë në sekuestro për llogari të dy pronarëve të rinj, Ndriçim Babasi dhe Tom Doshi, lokalin “Rovena” i njohur si lokali në pronësi të  këngëtares Rovena Dilo.

Artistja Dilo e ka kundërshtuar këtë vendim duke u bërë thirrje institucioneve ta mbrojnë nga përmbaruesit që sipas saj po i rrëmbejnë në mënyrë të paligjshme pronën e trashëguar nga familja e saj.

Konflikti i Rovena Dilos me dy biznesmenët e politikanët Babasi e Doshi nisi në vitin 2014 kur daja i saj i shet pronën këtyre të fundit. Këtë veprim familja e këngëtares e ka paditur në gjykatë, duke shtuar se prona është shitur me firmën e vetëm njërit nga 8 trashëgimtarët. Ndërkohë Gjykata e Tiranës në korrik të vitit 2015 i ka dhënë të drejtë blerësve Babasi dhe Doshi.

“Daja im është një burrë i moshuar, i pamartuar dhe pa trashëgimtarë, dhe është një nga tetë fëmijët e gjyshit tim të ndjerë, Naim Vreto. Ai në pronën në fjalë dhe në të gjitha pronat e gjyshit, ka vetëm një të tetën”, ka thënë Dilo në një intervistë për median pak ditë më parë.
Pretendimet e Rovena Dilos:

  1. Trualli është në pronësi të familjes Vreto me 8 anëtarë dhe është shitur me firmën e vetëm njërit nga 8 trashëgimtarët.
  2. Posedimi i një SHPK-je po ngatërrohet me posedimin e një individi, sepse biznesi i ngritur mbi këtë truall është i “De Facto Vreto” SHPK dhe jo i Rovena Dilos.
  3. Në titullin ekzekutiv që posedojnë përmbaruesit thuhet: “Qytatarja Rovena Dilo duhet të lirojë pronën” gjë që e bën të pazbatueshëm, pasi prona është e “De Facto Vreto” SHPK.
  4. Trualli është aktualisht në proces gjyqësor themeli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Tiranë, ndaj prona nuk mund të sekuestrohet pa një vendim gjyqësor të formës së prerë.
  5. Rovena Dilo duhet të dëmshpërblehet për Dëmtimin e imazhit, dëmin moral, psikologjik dhe ekonomik që po i shkaktohet.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest