7 ankesat e biznesit për taksat e reja në Tiranë

04308bc

Artan Bozo, kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjeve në Dhomën Amerikanë të Tregtisë ka kërkuar që të niset dialogu me Bashkinë për çështjen e taksave vendore.

“Kërkojmë që të nisim dialogun me Bashkinë për këto çështje:
1. Dokumentet qe kërkohen për regjistrimin e një biznesi te ri
2. Dokumentet qe kërkohen për te paraqitur një kërkese/ankese
3. Tarifa e pastrimit te përcaktohet sipas llojit te aktivitetit. Për këtë te përdoret kategorizimi i bizneseve sipas aktivitetit ekonomik qe ato kryejnë sipas kategorizimit qe përdorin edhe organet tatimore
4. Interpretimi ne lidhje me tabelat qe tregojnë llojin e shërbimit te ofruar, tabelat qe shërbejnë për te treguar vendndodhjen e një subjekti
5. Çështja e NIPT sekondar. Përfaqësuesit tatimor, subjektet në likuidim e sipër, subjektet ne status pasiv ose te pezulluar
6. Tarifa për infrastrukturën arsimore paguhet për çdo njësi (NIPT sekondar)
7. Konsultimi paraprak me grupet e interesit për nivelin e taksave, procedurat, problematikat.

Biznesi duhet të asistojë në hartimin e ligjeve”- tha z. Bozo.

Kjo deklaratë u dha në Forumin e Biznesit, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, me Bashkinë e Tiranës me temën “Ndryshimet ne tarifat dhe taksat vendore, impakti i tyre në biznes”.
I pranishëm në panel, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku deklaroi se biznesi e ka derën e hapur, qoftë kjo edhe në hartimin e buxhetit.

/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest