Lista e aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë

12924558_10207516721249302_8559550142782711515_n

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, organizatat për të drejtat e personave LGBTI në Shqipëri, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT do të organizojnë disa aktiviete.

Aktivitetet do të nisin që në 14 maj me pedalimin e përvitshëm kundër homofobisë. Në rrjetet sociale ka nisur fushata sensibilizuese dhe inkurajuese për pjesëmarrjen e personave LGBTI në pedalim, me sloganin #Kurajo. E ndërsa mesazhi kryesor politik për këtë vit sipas organizatorëve, do të jetë ai i të drejtave të barabarta për familjet LGBT.

Një tjetër event simbolik në 14 maj, do të jetë lyerja e shkallëve të betonit para hyrjes së digës së Liqenit Artificial me ngjyrat e ylberit së bashku me grupin e ambientalistëve #PerPubliken. Eventi do të fillojë në orën 18:00 dhe do të vijojë me një instalacion me qirinj me temën “Out of the Closet”.

Paraditen e 16 majit, aktivitetet do të zhvendosen në Vlorë ku me mbështetjen e Qendrës rinore të Vlorës, do të shfaqet dokumentari SkaNdal në Universitetin e Vlorës dhe do të vijojë me një diskutim të hapur.

Si çdo vit, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT do të ndajnë edhe çmimet “Aleati i Vitit”, duke vlerësuar 10 personazhe/nisma, që kanë ndihmuar sadopak komunitetin LGBT në Shqipëri.

Këtë vit do të vlerësohen figura si Dewi van de Weerd – ambasadorja e Hollandës, Vullnetarët e “Peace Corps” për takimet informuese dhe edukuese në gjithë qytetet e Shqipërisë, Sonila Luzi – psikologe që ka punuar me disa raste kritike të personave LGBT, apo Monika Melyshi prind i një fëmije gej. Eventi do të mbahet në qendrën COD në ambientet e Kryeminitstrisë.

Aktivitetet do të vazhdojnë në 17 maj, me “Festivalin e Poezisë” gjatë ditës dhe një festë në mbremje në një nga lokalet në zonën e ish-bllokut.

Aktivitetet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë do të mbyllen në 20 maj me mbrëmjen e bamirësisë “Përqafo diversitetin, mbështet progresin”. Event i organizuar nga Streha, shelteri i parë rezidencial për të rinjtë e pastrehë të komunitetit LGBT. Mbrëmja gala do të zhvillohet tek Pallati i Brigadave.

Aleatët e Vitit

  1. Dewi van de Weerd
  2. Elvira Dones
  3. Ola Bruko
  4. Peace Corps
  5. Alba Malltezi
  6. Organizata Politike
  7. Bojken Lako
  8. Kristina Voko
  9. Monika Melyshi
  10. Sonila Luzi
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest