Transgjinorët pranohen më shumë nga gratë dhe të rinjtë

Trans-bathroom_640x345_acf_cropped-2

Një sondazh i ri ka zbuluar se amerikanët transgjinorë mund të gjejnë më shumë pranim nga gratë dhe të rinjtë.

Sondazhi nga Reuters / Ipsos tregoi se 60% e njerëzve të moshës 18-29 ishin dakord që njerëzit transgjinorë të lejoheshin të përdornin tualetet sipas identitetit të tyre gjinor, dhe e kundërta ishte me ata mbi moshën 60 vjeçare.

Pothuajse gjysma e grave (44%) janë dakord që dikush që është në tranzicion duhet të jetë në gjendje të përdorë objekte me të cilat identifikohet. Megjithatë, vetëm 39% e burrave e  mendonin kështu.

Në përgjithësi, publiku është ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë në lidhje me këtë çështje, me 43% që besojnë se njerëzit duhet të përdorin vetëm banjo bazuar mbi seksin biologjik dhe 41% sipas identitetit gjinor.

Sondazhi gjeti gjithashtu se 92% e pjesëmarrësve e kishin dëgjuar më parë termin transgjinor. Përgjatë linjave politike, 57% të cilët identifikohen si demokratë ishin pro të lejoheshin njerëzit të përdorin tualetet në bazë të identitetit gjinor, krahasuar me 23% që pretendonin të ishin republikanë.

Paisley Currah, profesor në Brooklyn College dhe autor në çështjet transgjinore, i tha Reuters se avokatët duhet ti shohin rezultatet e anketës si inkurajuese.

“Identiteti gjinor është një term mjaft i ri për shumë njerëz, kështu që kur pyeten për ndarjen e tualeteve në mënyrë efektive është një rezultat shumë i mirë,” tha ai.

“Lëvizja e të drejtave të gejve këto vitet e fundit ka ecur shumë shpejt dhe mua më duket se lëvizja transgjinore është duke lëvizur me shpejtësi edhe më të madhe.”

Debati është duke e ndarë mendimin politik në të gjithë Shtetet e Bashkuara, me vende të tilla si Karolina e Veriut dhe Misisipi që sulmojnë komunitetin LGBT dhe shteteve të tjera që e mbrojnë atë.

Kjo ndarje pasqyrohet në sondazh, me New England dhe Veri Lindjen që i pranojnë njerëzit transgjinorë. Jugu, Jug-Lindja dhe Jug-Perëndimi, ishin më pak pranues.

Gjithashtu u gjet se njerëzit që shkojnë rregullisht në kishë, kishin dy herë më shumë gjasa që të ishin dakord me ligjin anti-LGBT të Karolinës së Veriut se sa ata që nuk shkojnë./A.A.

/pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest