Nesër zgjedhjet në universitet, studentët paralajmërojnë bojkot dhe protesta

12072571_921507584553893_5015474541992862699_n

Dje u mbyll fushata për zgjedhjet në universitet. Si çdo fushatë tjetër në vendin tonë, as kjo nuk iu shmang ngjyrimit politik e zhurmës për kërcënime, manipulime e lidhje me krimin.

Sot kemi hyrë në ditën e heshtjes zgjedhore, ndërsa nesër studentët dhe pedagogët do të votojnë për drejtuesit e universiteteve përkatëse.

Lëvizja studentore “Për Universitetin” si shenjë proteste kundër uljes së ndikimit të votës studentore nga 20% në 10%, u ka bërë thirrje studentëve të bojkotojnë zgjedhjet.

Veç thirjeve për bojkot, nesër studentët do të organizojnë protestën “Duam zgjidhje, jo zgjedhje” që do të nisë nga Universiteti Politeknik në orën 11:00. Në njoftimine tyre ata kanë listuar një sërë arsyesh pse duhet protestuar nesër.

“Ditën e zgjedhjeve duhet ta transformojmë në ditë proteste kundër gjithçkaje që po i fundos universitetet. 
– Kundër zhvatjes studentore me certifikatën e gjuhëve të huaja për të nisur studimet master
– Kundër dëbimit të universitarëve nga godina e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave
– Kundër ligjit të arsimit të lartë që minimizon votën studentore
– Kundër tarifave të larta studimore
– Kundër mbushjes së xhepave të pronarëve të diplomoreve private me paratë e popullit
-Kundër burokracisë së mykur dhe të korruptuar universitare

– Për një universitet të hapur e demokratik
– Për një universitet të përballueshëm ekonomikisht dhe serioz akademikisht 
Nisja e studentëve nga fakultetet përkatëse do të bëhet në orën 10.30, për t’u mbledhur në orën 11.00 te Korpusi”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes “Për Universitetin”.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest