Kallëzohen penalisht policët bashkiakë që dëbuan 6 familje nga zona e Liqenit të Thatë

Fotografi ilustrueseFotografi ilustruese

Historia e dëbimit të komunitetit rom në zonën e Liqenit të Thatë në muajin tetor të vitit të shkuar nuk mbaroi me aq. Të paktën 6 familje u rikthyen në atë zonë për shkak se nuk kishin një shtëpi apo tokë ku të mund të shkonin dhe u vendosën përkohësisht në një godinë të pabanuar.

Më 7 Nëntor 2015, banorët janë detyruar nga forcat e Policisë Bashkiake, të mbështetura nga Policia e Shtetit, të lironin menjëherë godinën sepse kishte ankesa nga banorët e lagjes. Biseda është zhvilluar me tone të ashpra, duke i kujtuar familjeve se veprimi i tyre ishte i kundraligjshëm dhe se ndaj tyre mund të merreshin masa duke i arrestuar dhe burgosur.

Edhe pse pa dëshirën e tyre, është bërë zhvendosja e familjeve. Sipas policëve bashkiakë, ata po bënin “lirimin dhe dorëzimin e sendit” te pronari. Qendra ligjore ResPublica, shkruan se “ligjërisht kjo veprimtari kryhet vetëm nga një përmbarues në ekzekutim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë dhe jo nga policia”.

Në kushtet kur ka pasur një tejkalim të kompetencave dhe kryerje të veprimeve arbitrare nga Policia Bashkiake Tiranë, të shoqëruara me dhunë verbale, në Prokurorinë e Tiranës është dorëzuar një kallëzim penal ndaj policëve bashkiak me akuzën “kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “shpërdorimi i detyrës”. /m.g

Burimi: ResPublica

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest