Presidenti Nishani takon nga afër aktivistët tek parku i Liqenit

11225728_1585718861720120_5756348676550959434_n

Pasi iu premtoi qtytetarëve në takimin e djeshëm se do të shkonte t’i shihte nga afër punimet në parkun e Liqenit, paraditen e sotme Presidenti Nishani e ka mbajtur premtimin. Ai ka vizituar aktivistët që protestojnë në park që prej një muaji dhe ka parë nga afër punimet që po kryhen nga bashkia e Tiranës për ndërtimin e këndit të lojrave.

Nishani tha se betonizimi që po i  bëhet parkut është i pa pranueshëm, pasi po shkatërron të vetmen pronë publike të çlodhjes që i ka ngelur qytetarëve. Presidenti gjithashtu iu tha qytetarëve se solidarizohet me qëndresën e tyre dhe i inkurajoi të mos tërhiqen.

“Beteja me vandalizmin nuk është e lehtë, me dhunën qoftë verbale apo fizike, por ka një qëllim, progresi gjithmonë ka nisur nga njerëz mendjehapur dhe me ju janë miliona qytetarë kudo që jetojnë”.

Institucioni i Presidentit është i vetmi që ka mbështetur qytetarët e angazhuar në mënyrë aktive në kundërshtimin e ndërtimit tek parku i Liqenit. Në takimin e djeshëm, Nishani iu ka ofruar qytetarëve aktivistë edhe mbështetjen juridike të Presidencës për kauzën e tyre. /m.g

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest