Thirrje për Internship

crd

Pozicioni: Praktikant/e (Intern)

Vendndodhja: Tiranë

Kohëzgjatja: 3 – 6 muaj

Civil Rights Defenders, një OJF suedeze me zyrë në Shqipëri, është në kërkim të një praktikanti/e në zyrë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur. I hapur për ata që duan të angazhohen në përparimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Detyrat:

  • Të monitorojë lajmet dhe të kryejë kërkim në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
  • Të raportojë mbi organizatat e të drejtave të njeriut apo çështje të të drejtave të njeriut.
  • Të shkruajë raporte të përmmbledhura dhe të hartojë raporte mbi çështjet e të drejtave të njeriut.
  • Të ndihmojë në planifikim dhe të organizojë veprimtari dhe evente.

Aftësitë dhe përvoja e nevojshme

  • Të jetë e/i interesuar në çështjet e të drejtave të njeriut
  • Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm
  • Aftësi dhe përvojë në kërkim
  • Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi
  • Niveli mirë i gjuhës angleze
  • Aftësi për të punuar me nismën e vet dhe të përmbushur afatet
  • Përvoja e punës në një organizatë për të drejtat e njeriut apo në fushata në çështje të të drejtave të njeriut përbën avantazh

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një përvojë internshipi me një organizatë ndërkombëtare me reputacion të lartë nga 3 deri në 6 muaj
  • Mundësia për të mësuar mbi të drejtat e njeriut dhe organizuar evente
  • Pjesëmarrje në konferenca dhe evente në Shqipëridhe sipas rastit në Ballkanin Perëndimor
  • Një mjedis miqësor pune
  • Mbulim të shpenzimeve e transportit urban në Tiranë

Si të aplikoni?

Dërgoni CV dhe një letër motivimi (të dyja në anglisht) në adresën andrew.parrywilliams@civilrightsdefenders.org

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest