Protesta e romëve tek Unaza e Re: “Pas shembjes së shtëpive po na lënë edhe pa buke”

aasdffss

Banorët e komunitetit Rom, një pjesë e të cilëve mbetën të  pastrehë pas shembjes së shtëpive nga ndërtimi i Unazës së Madhe kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste. Shkaku i protestës është mbyllja e tregut poshtë mbikalimit, ku ata shesin rroba të përdorura.

Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje, duke shtuar se pas shembjes së banesave, rrezikojnë të mbeten dhe pa buke, nëse mbyllet ky treg që është i vetmi burim të ardhurash për këto familje.

Forcat e Policisë Bashkiake dhe të Rendit, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrugën, duke u konfrontuar me banorët.

/l.k./

Policia ndërhyn për të larguar protestuesit/ Video: Aktivizmi Rom dhe Egjiptian

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest