Njoftim punësimi për kujdestar social

logo

Pozicioni: Kujdestar/e Social/e

Aplikimet pranohen: 24 mars 2016 – 8 prill 2016

Qendra Streha kërkon të punësojë një kujdestar/e për një shërbim rezidencial që funksionon 24 orë ndaj komunitetit LGBT në Shqipëri.

Detyrat e Kujdestarit

  • Monitorimin e aktiviteteteve lidhur me aftësimin për jetën të përfituesve
  • Menaxhimin e rastit sipas planit të miratuar nga ekipi multidisiplinar
  • Mbajtja dhe plotësimi i protokollit gjatë orarit përkatës të punës, duke pasqyruar aktivitetet
  • Pjesëmarrja gjatë realizimit të aktivteteve social-kulturore së bashku me përfituesit
  • Informimi i përfituesve mbi shkeljen e rregullores dhe referimin në ekipin multidisiplinar
  • Raportimi/referimi i realizimit të aktiviteteve të planit të ndihmës së përkujdesit ndaj përfituesit
  • Pjesëmarrje ne ekipin multidisplinar në varësi të rastit

Kushte për të interesuarit

  • Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë (Evidencë të paktën e diplomës Bachelor, preferohen personat që kanë studiuar në fakultetet e Shkencave Sociale, në degët Punë Sociale ose Psikologji)
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri kompjuterike
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup
  • Të ketë njohuri rreth problematikës me të cilën përballet komuniteti LGBT
  • Kërkohet një minimum i përvojës 5 vjet duke përfshirë edhe përvojë pune me të rinjtë në rrezik dhe/ose popullsisë së pastrehë.
  • Të jetë i/e gatshme të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave
  • Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë:

– CV
– Letër Motivimi
– Një Letër Referimi nga punëdhënës të mëparshëm

Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 8 Prill 2016, ora 12.00 në adresën strehalgbt@gmail.com

Vetëm të interesuarit që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen për një intervistë me punëdhënësit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest