Azilkërkueses i është kërkuar të ‘provojë’ seksualitetin e saj

Zimbabwe1_640x345_acf_cropped

Një azilkërkuese lezbike nga Zimbabve thotë se i është  kërkuar që të dorëzojë fotografi lakuriq për të ‘provuar’ seksualitetin e saj tek autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Skhumbuzo Khumalo, 24 vjeçe, u largua nga vendi i saj nga frika për jetën, pasi përjetoi një sulm të dhunshëm nga duart e policisë.

Homoseksualiteti mashkullor është i jashtëligjshëm në Zimbabve, dhe edhe pse homoseksualiteti femëror nuk është krim, komuniteti LGBT përballet me dhunën dhe masa të ashpra të ndërmarra rregullisht dhe të inkurajuara nga Presidenti Mugabe.

Pasi erdhi në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke kërkuar azil në vitin 2014, Znj. Khumalo kaloi javë të tëra në një qendër paraburgimi. Ajo mezi shmangu deportimin e saj në Zimbabve, dhe ju dha azili vetëm në qershor të vitit 2015.

Megjithatë, duke folur me grupet rregulluese të azilkërkuesve, Znj. Khumalo u hap rreth kohës tronditëse që asaj ju desh për të ‘provuar’ seksualitetin e saj.

Ajo tha: “Është e qartë që vetëm duke ju parë, ata nuk do të gjykojnë nëse jeni gej apo heteroseksual.

“Kështu që ata më lanë në një pozicion ku unë duhet të bëja fotografi të një natyre seksuale, dhe unë nuk ndjehesha mirë të ndaja intimitetin tim me të tjerë.

“Oficeri filloi të shikonte fotografitë, ndërkohë që unë isha ulur përpara tij. Ishte shumë degraduese.

“Më bënë shumë pyetje personale, dhe pastaj më pyetën nëse mund të kthehesha në shtëpi dhe të jetoja në një qytet tjetër dhe të fshihja faktin se jam gej.

“Mendova, si mund të fshehësh faktin që ju doni një person të caktuar? Kjo është qesharake”.

Ajo shtoi: “Kur mendova se mund të kthehesha në Zimbabve, ndjeva se do kryeja vetëvrasje, sepse ti jap unë fund jetës time, është më mirë se ta bëjnë të tjerët për mua.”

Znj. Khumalo gjithashtu rikujtoi sulmin e tmerrshëm që e detyroi të largohej për të shpëtuar jetën e saj.

Ajo tha: “Unë kam makthe pothuajse çdo natë. Është sikur ka ndodhur dje.

“Kam qenë si çdo fëmijë tjetër, kam pasur një fëmijëri të lumtur, çdo gjë që ju do të dëshironit dhe shpresonit për fëmijërinë tuaj, por pastaj ndryshoi.

“Një grup policësh u futën me dhunë. Të gjithë u shpërndanë ndërkohë që ata na rrihnin.

“Mua më thanë:” Ju duhet të rregulloheni. Ne do t’ju vrasim. Homoseksualët janë të demonizuar dhe të pushtuar nga djalli”.

“Pashë një prej tyre të shkonte tek ibriku i çajit, dhe për tmerrin tim, ai hodhi ujë të përvëluar mbi mua. Po ulërija në ankth; ishte shumë e dhimbshme.”

“Më mbetën flluska të mëdha të cilat u kthyen në shenja. Isha me fat që shpëtova me aq.

“Pas sulmit ndjeva se dinjiteti, vetë-respekti dhe besimi im u larguan. Nuk mund të jetoja më ashtu.

“U largova nga Zimbabve për shkak të torturës me të cilën u përballa.”

Një zëdhënës i Home Office(department i qeverisë që përveç të tjerave merret edhe me çështjet e azilkërkuesve) ka thënë: “Mbretëria e Bashkuar ka një histori krenare në të dhënit azil për ata që kanë nevojë dhe ne nuk do të dëbojmë asnjë të rrezikuar nga përndjekja për shkak të seksualitetit të tyre.

“Të gjithë aplikantët duhet ta provojnë se përballen me persekutim, trajtim çnjerëzor ose degradues në vendin e tyre për t’u kualifikuar për mbrojtjen tonë.

“Ne merremi me çdo çështje në lidhje me orientimin seksual të një individi me ndjeshmërinë më të madhe të mundur dhe udhëzimi ynë është i qartë se stafi nuk lejohet të bëjë pyetje të papërshtatshme ose ndërhyrëse, ose të kërkojë për dëshmi të një natyre të veçantë.”

Theresa May ka urdhëruar një rishikim të procedurave për kërkesat e komunitetit LGBT për azil në vitin 2014 pas njoftimeve se procedurat zyrtare nuk po ndiqen, por që atëherë ka pasur një numër rastesh të diskutueshme./A.A.

/pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest